1.Pemët dhe perimet më të mira për detoksikim!
Detoksikimi ngadalë është duke u shndërruar në një lloj të trendit të ri, ndërsa tregu po mbushet me formula të ndryshme dhe lloje të reja të produkteve. Pranvera gjithsesi është koha, kur duhet kushtuar vëmendje një gjëje të tillë. Po, nëse dëshironi që t’i largoni helmet nga organizmi juaj, dhe atë në mënyrë të shëndetshme, krejt çfarë duhet të bëni është që të konsumoni gjëra të duhura ushqimore
Lakra
Kjo perime përmban sulfur, e ai është shumë i rëndësishëm në pocesin e shpërbërjes së substancave kimike në organizëm. Sulfuri mund të ndihmojë në mënjanimin e një spektri të gjërë të helmeve, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për psesticide apo ilaçe farmaceutike
Avokadoja
Është pemë shumë e pasur me antioksidues, duke përfshirë edhe glutacionin. Ky kombinim e pastron organizmin në mënyrë të drejtëpërdrejtë, duke larguar materiet e dëmshme.
Brokoli
Nëse nuk jeni të kënaqur me shijen e brokolt, do të ishte mirë që t’ia jepni edhe një shans. Është i pasur me antioksidues, që e pastrojnë organizmin tuaj. Gjithashtu është i pasur me enzima, që ndihmojnë funksionimin më të mirë të sistemit të tretjes. Brokoli i papërpunuar është më i miri, sepse përmban sasinë më të madhe të materieve ushqyese
Panxhari
Mund të jetë pjesë e recetave ose të konsumohet i papërpunuar. Është i pasur me betainë dhe pektinë, që mbrojnë mëlçinë dhe sistemin e tretjes.
Farat e lulediellit
Kur bëhet fjalë për ushqimet grimcuese, këto fara janë zgjedhja më e mirë, sepse kanë efekt detoksikuese në mëlçi. Gjithashtu i largojnë edhe helmet që qarkullojnë në organizmin tonë. Përveç kësaj, parandalojnë edhe depozitimin e kolesterolit.
Boronica e kuqe
Edhe pse boronicat e kuqe janë të shkëlqyeshme për parandalimin e infektimeve në sistemin urinar, ato janë të shkëlqyeshme edhe për largim të helmeve nga organizmi juaj. Gjithashtu kanë edhe efekt antibakterial.
Limoni
Është një shtesë e shkëlqyeshme për pije ose receta të ndryshme, por është edhe i pasur me vitamina dhe antioksidues. Ky kombinim e mbron mëlçinë tuaj dhe largon helmet nga organizmi. Konsumimi i rregullt i limonit gjithsesi kontribuon në përmirësimin e shëndetit tuaj, shkruan Kosova Sot.
Hudhra
Edhe një gjë e shkëlqyeshme ushqimore për pastrim të organizmit, që është e pasur me sulfur. Gjithashtu vepron si antibiotik, kështu që ky kombinim ka efekt pozitiv në organizëm, nëse konsumohet rregullisht.
Grejpfruti
Kjo pemë ndihmon në pastrimin e sistemit të tretjes dhe mund të veprojë në mënyrë parandaluese në krijimin e gurëve në veshka, përmban shumë pak sheqer dhe kalori, kështu që është zgjedhje e shkëlqyeshme nëse jeni në dietë.
Grejpfruti
Kjo pemë ndihmon në pastrimin e sistemit të tretjes dhe mund të veprojë në mënyrë parandaluese në krijimin e gurëve në veshka, përmban shumë pak sheqer dhe kalori, kështu që është zgjedhje e shkëlqyeshme nëse jeni në dietë.
Thjerrëzat
Gjithashtu ndihmojnë sistemin e tretjes në pastrimin e organizmit nga helmet. Thjerrëzat gjithashtu e reduktojnë kolesterolin dhe stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak.