pregnant-woman-healthy-eating

Një ushqyerje e rregullt nënkupton një ushqim të ekuilibruar, të shumëllojshëm dhe që përmban të gjitha lëndët ushqimore të domosdoshme për ruajtjen në mënyrë të përkryer të nevojave tuaja dhe të bebit brenda jush. Si rregull, gjatë shtatzanisë ju nuk keni nevojë për ndonjë dietë të veçantë (me përjashtim të rasteve kur vuani nga ndonjë sëmundje).

Megjithatë duhet thënë se disa ushqime përdoren më shumë se të tjerat, sepse krijesa në rritje harxhon një pjesë të konsiderueshme për nevojat e veta dhe për pasojë është i domosdoshëm plotësimi i rezervave të harxhuara. Kjo nuk do të thotë që të “ushqeheni për dy”, apo t’i ktheni momentet e vakteve në fiksime me dietat, tabelat dhe kaloritë.

Shtatzania nuk duhet të shkaktojë ndryshime të mëdha në sjelljen e të ushqyerit dhe nuk duhet të detyrojë askënd të hajë diçka që nuk i pëlqen. Nëse para shtatzanisë ju keni qenë nën dieta të veçanta apo vegjetariane, duhet të këshilloheni me gjinekologun për ndryshimet e duhura.

Për arsye financiare, duhet thënë se jo të gjithë e kanë mundësinë të sigurojnë një ushqim të pasur dhe të shumëllojshëm. Megjithatë, sipas zakoneve të familjes shqiptare një gruaje shtatzënë në shtëpi i krijohen kushte të marrë kaloritë apo llojet e nevojshme. Ndalohet rreptësisht marrja e tabletave dobësuese gjatë shtatzanisë, sepse sjellin keqformim të bebit.

Nëse ju gjatë jetës normale keni nevojë të merrni 2150 kalori për një ditë, gjatë shtatzanisë kjo rritet në + 150 kalori në tremujorin e parë dhe në + 300 për pjesën e mbetur të shtatzanisë. E thënë më thjeshtë, në tremujorin e parë ju duhen 2300 kalori, dhe në muajt e tjerë rreth 2450 kalori.

Në tre muajt e parë ju duhet të përdorni në ditë:

  • 100 gr mish (300 kal)
  • 100 gr bukë (270 kal)
  • 100 gr makarona (340 kal)
  • 200 gr perime (160 kal)
  • 200 gr fruta të freskëta (180 kal
  • 50 gr djathë (200 kal)
  • Një gotë kos (100 kal)
  • Një gotë qumësht (130 kal)
  • 50 gr sheqer (180 kal)
  • 30 gr marmalatë ose reçel, mundësisht pa sheqer (200 kal)
  • Vaj për gatim dhe për sallatë (200 kal).

Përbërësit bazë të një diete ushqimore të mirë janë proteinat, yndyrnat, sheqernat, fibrat ushqimore, vitaminat, kripërat minerale dhe uji. Secili nga këto produkte është i domosdoshëm për jetën dhe shëndetin e çdo njeriu, në çfarëdo faze të zhvillimit që të ndodhet

Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on LinkedInShare on Google+Pin on Pinterest

Komento:

© 2018 Portali Psiko Social · Subscribe: RSS Twitter · QSPS Qendra per Studime Psiko Sociale dizenjuar nga VIZION.AL