NEWS

Roli i Psikologut Organizacional 

Pyetjet dhe Testet Psikologjike ne nje Interviste Pune

Psikologet industriale, studiojne sjelljen e individit ne vendin e punes. Ata mund te bazohen ne te dhenat e kerkimeve per te punesuar aplikantet me te mire, per te permiresuar komunikimin, per te rritur kenaqesine ne pune dhe per te zgjidhur probleme te panumerta. Ne menyre me specifike, roli i psikologut industrial ne procesin e seleksionimit te aplikanteve eshte te ndihmojne punedhenesin per te gjetur personalitetin e punonjeseve me adapt per nje vend pune (Muchinisky, 2008). Teste te ndryshme psikologjike, perdoren nga psikologet industriale per te matur personalitetin e punonjesve ne ambjentin e punes. Kerkimet kane treguar se personat pergjegjes dhe te qendrueshem, jane te vlefshem ne cdo pune. Per te dale me sukses ne nje pune qe ka lidhje me publikun, punonjesit duhet te jene fleksibel dhe te komunikueshem me njerezit. Psikologet industriale, ndihmojne punemarresit per te gjetur njerezit me adapt dhe me te mire per nje pune. Ata merren gjithashtu me performance ne pune, trajnimet, etj. Nje psikolog industrial duhet te caktoje se cfare njohurish specifike, aftesi dhe dituri duhet te kete nje person qe te purmbushe kerkesen per nje pune te caktuar. Psikologet industriale i arrijne keto objektiva nepermjet mjeteve te ndryshme si: intervistat personale, letrat e references, shembuj pune, testet e aftesive, testet e personalitetit , njohurive etj. Pra, psikologu perzgjedh tiparet e personalitetit te nje lideri te ardhshem ne pune.

Intervista e te Dhenave Autobiografike- Biodata:

Te dhenat Autobiografike ose ndryshe biodatat, jane jo vetem te dhenat faktuale por edhe pyetjet te cilat masin qendrimet, ndjenjat , vlerat dhe gjykimet. Zakonisht u referohen arritjeve te se shkuares. Intervista e te dhenave autobiografike, perfshin disa lloje pyetjesh si: pyetjet hapëse, pyetje që fillojnë me ‘a mund’, pyetje që fillojnë me ‘pse’, pyetje ‘përshtatëse’, pyetje “grackë, pyetjet e zgjidhjeve konkrete ,pyetje te personalitetit, pyetjet e ambicjeve personale.

Intervista e Stresit. Pse quhet interviste stresi? Cfare e karakterizon?

Se pari, intervistuesi nuk te shikon nje here ne sy. Eshte nje sensacion sikur ti nuk egziston fare.E dyta, cdo pyetje eshte pak si e cuditshme edhe pasohet menjehere nga nje tjeter – pa dhene mundesine per t’u pergjigjur plotesisht.
E gjithe ideja e intervistave te stresit eshte te shohin se si rreagon kur je nen stres. Rekomandohet qe menyra me e mire per t’i bere ball situatave te tilla eshte ta marresh situaten ne dore. Per shembull, cohu ne kembe edhe ec neper dhome, duke u pergjigjur. Ky reagim ben 2 gjera: E para, je i/e vetmi/ja person ne kembe, keshtu qe krijon nje lloj niveli kontrolli psikologjik, pasi intervistuesit jane te detyruar te ngrene kokat lart per te te pare. E dyta, thyen kontrollin qe ka intervistuesi.
E dyta, mos u nxeh. Mos e merr tonin apo menyren e intervistes personale. Personi qe po te flet s’te njeh fare, pervec rezymese qe ka perpara.
Mos e humb kontrollin. Trajtoje si interviste te zakonshme edhe pergjigju ne baze te pergjigjeve qe ke pergatitur per intervistat e tjera. Thjesht mos humb kontrollin, edhe vazhdo ruaj qetesine. Kjo eshte me e rendesishme se pergjigjet qe do japesh. Edhe po s’iu pergjigje pyetjeve, mos e vrit mendjen — intervistuesi nuk po sheh per permbajtje, por thjesht per reagime. Pjesen me te madhe te kohes, punedhenesit perqendrohen me shume ne eksperiencen qe ke sesa ne pyetjet qe jep
( Muchinisky, 2008).

Intervistat psikologjike jashte teme

Intervistat psikologjike jashte teme jane intervista me pyetje te cuditshme, qe duken sikur nuk kane asgje te perbashket me pozicionin qe ju aplikoni. Keto intervista masin kreativitetin, shpirtin novator dhe sensin e humorit. Psikologet qe bejne pyetje te tilla, duan te masin gjithashtu aftesite tuaja per te performuar shkelqueshem ne pune. Duke bere pyetje te tilla te cuditshme, psikologet masin aftesite tuaja per te perballuar stresin apo presionin ne pune. Pyetje te tilla kane per qellim mendimin origjinal dhe prishjen e pyetjeve te programuara ne shtepi.

Testet e Personalitetit: Occupational Personality Questionarie

OPQ perbehet nga nje sere pyetesoresh te dizenjuar per te vleresuar sjelljen tipike apo te preferuar te individeve, ne menyre te tille qe, te kete lidhje me boten e punes.

Testet e Integritetit:

Jane dizenjuar te masin qendrimet e aplikanteve rreth ceshtjeve delikate dhe konfidenciale si : vonesat ne pune, etika, perpikshmeria, vjedhja, pandershmeria, aktivitete ilegale, etj.

Testet Psikomotore:

Masin aftesite psikomotore te aplikanteve ne situate specifike te punes, Psh. Kohen e Reagimit, Shpejtesine e Levizjes se krahut, ekuilibri, fleksibilitetin, fuqine fizike te trungut, kordinimin, etj ( Muchinsky, 2003).
Te gjitha menyrat e intervistimit dhe testeve te siperpermendura jane shume e fikase kur mund te perdoren nga specialist te kualifikuar. Nje pjese e rendesishme e rolit te psikologut industrial eshte edhe analizimi dhe interpretimi i te dhenave sipas metodologjise se kerkuar. Shume prej pyetjeve dhe testeve psikologjike te siperpermenduara jane standartizuar dhe perdoren ne kompani te konsoliduara ne Shqiperi. Kjo tregon edhe njehere rendesine qe mbartin ne vetvete menyra te tilla intervistimi. Sa me efikas te jete testi dhe intervista aq me te perzgjedhur do te jene kandidatet qe aplikojen ne per nje vend pune. Nga ana tjeter kompanive u duhen burime njerezore te kualifikuar te cilet mund te rrisin produktivitetin dhe rendimentin e vete kompanise.

Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on LinkedInShare on Google+Pin on Pinterest
© 2018 Portali Psiko Social · Subscribe: RSS Twitter · QSPS Qendra per Studime Psiko Sociale dizenjuar nga VIZION.AL