Këshillim individual dhe në grup

Terapia konjitiv- biveviorale

  • Zbulimin e vetvetes: sherben si një katharsis emocional dhe sjell nje sens te madh te vetedijes njohese te mendimeve, ndjenjave dhe sjelljeve qe kane ndikuar ne bllokimin e zhvillimit të tyre
  • Plotësimin personal: Klientet arrijne te zhvillojne nje vetëvlerësim, vetekonfidence si dhe nje sens vetedrejtimi në jeten e tyre ne jeten personale dhe publike
  • Fuqizim: klientët arrijnè te vizualizojnë emocionet dhe mendimet e tyre qe shpeshherë nuk jane ne gjendje t’i shprehin nëpermjet fjaleve; the ndjenjen e vetëkontrollit mbi emocionet dhe mendimet, ndaj te cilave me pare ndienin frikë.
  • Relaksim: perdorimi i terapise, kombinuar me disa formave të ndryshme praktike të kujdesjes ndaj shëndetit, ndihmojnë në reduktimin e stresit akut dhe kronik.
  • Krijimtari dhe imagjinate: ndihmon shumë, kryesisht ata individe të cilët nuk gjejne zgjidhje, ndihen të bllokuar dhe kanë disa pengesa të cilat ndalojnë elernentët krijues që gjenden gjithmone në personalitetin tone; nëpërmjet terapisë jane në gjendje të nxjerrin aftësitë e tyre.
  • Terapia u jep form formë permbajtjeve latente të cilat kane vështirësi në shprehje.Depërtim më të madh në funksionin e vetesPërforcim të kapaciteteve emotive, mendore dhe bihejviorale
  • Ballafaqim gjatë konflikteve dhe anktheve Përmirësim i aftësive komunikuese dhe sociale
  • Forcimin e vetëbesimitLidhje produktive me partnerinmarrëdhënie funksionale dhe kreative me fëminë tuaj
  • Shprehja e ndjenjave dhe nevojave tuaja në mënyrën e duhur
  • Rritje dhe zhvillim psikologjik

grouptherapy_1522527c

Me pakon EQ fitoni mundësinë për:
Njohjen e lehtë të emocioneve (personale dhe të huaja).
Menaxhim të shpejtë të emocioneve kur jeni në stres.
Vetëdijëshmëri sociale
Menaxhim të suksesshëm të konflikteve dhe aftësinë për komunikim.
Motivim-gjetja e kënaqësive personale pa stimuj të jashtëm.
Të jeni afër vetes dhe të tjerëve.

Si zbatohet?Në kohëzgjatje prej 50 minutash, nëpërmjet të proçesit të hapur dhe bashkëpunues , klienti me ndihmën e personit profesional do të definojë problemin dhe do të marrë drejtim të qartë se si të ballafaqohet me emocionet e veta, përjetimet dhe sjelljet dhe si t’i zëvendëson me ato reale dhe të pranueshme të cilat janë të përshtatshme me situatën dhe kushtet në të cilat ndodhet klienti. Përfshin proçesin e identifikimit të anëve të forta dhe të dobëta të klientit dhe udhëzime të qarta për “strategjitë” e mundura të zgjedhjes së problemit. Gjatë këshillimit psikologu I përdor diturinë,aftësitë dhe përvojën e tij simbas teorisë së analizës Transaksionare dhe Psikoterapisë të sjelljes kognitive në mënyrë sistematike të cilat do ti mundësojnë klientit të kuptojë, të zgjedhë dhe të tejkalon problemin e tij emocional. Ndonjëherë edhe vetëm një sesion mund të plotësojë nevojat e klientit mirëpo më shpesh ka nevojë për më shumë sesione në një periudhë të caktuar. Nëse prindërit kanë vështirësi me fëmijët e tyre duhet të punohet edhe me prindërit jo vetëm me fëmijët. Klienti do ta vërej efektin e besimit dhe lirisë që të drejtohet përsëri tek ne kur të ketë nevojë për këshillë profesionale

Cfare duhet te dim per psikoterapine dhe psikoterapistet ? Psikoterapistet shpesh krijojne një mjedis terapeutik të referuar si “kornizë TERAPEUTIKE ”, e cila është karakterizuar nga një klimë e lirë dhe e sigurte që i mundëson klientit një hapje te lirshme. Shkalla në të cilën klienti ndihet I lidhur me terapistin mund të varet nga metodat dhe qasjet e përdorur nga terapisti ose këshilluesi. Psikoterapia shpesh përfshin teknika për të rritur ndërgjegjësimin dhe kapacitet për vete -vëzhgim, ndryshim te sjelljes dhe te njohjes, si dhe ndihmon ne zhvillimin e njohurive dhe ndjeshmërise. Një rezultat i dëshiruar mundëson zgjedhje të tjera , ndjenja, mendime ose veprime; rrit ndjenjën e mirëqenies për të menaxhuar më mirë problemet subjektive apo vuajtjet. Permes terapise, perceptimi i realitetit përmirësohet dhe simptomat e depresionit lehtesohen

keshillim

Cfare adreson psikoterapia Psikoterapia mund të sigurohet në bazë individuale, në terapi grupi, me çifte dhe familje . Kjo mund të ndodhë ballë për ballë (individuale), përmes telefonit, apo, shumë më rrallë, në internet. Kohezgjatja mund të jetë një çështje javësh apo shumë vite. Terapia mund te adresoje forma specifike të sëmundjeve mendore te diagnostikueshme, apo probleme te përditshme në menaxhimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve ndërpersonale, ose realizimin e qëllimeve personale.Aftësitë e terapeutike mund të përdoret në konsultime te shëndetit mendor, biznes apo agjenci publike për të përmirësuar efikasitetin dhe për të ndihmuar punonjesit dhe klientët Psikorepapia është përdorur përgjithësisht në përgjigje të një shumëllojshmërie manifestimesh të veçanta ose jo-specifike të krizave klinikisht te diagnostikueshme/ ose ekzistenciale, trajtimit te problemeve të përditshme dhe emocionale etj. Disa ndërhyrje psikoterapeutike janë të dizajnuara për të trajtuar pacientin duke përdorur modelin mjekësor, por shumë përqasje psikoterapeutike nuk zbatojnë modelin baze/simptomë per të “kuruar sëmundjet”. Disa praktikues, të tille si terapistë

humaniste, e shohin veten më shumë në një rol lehtësues / ndihmëtar per klientin.Formati i psikoterapise Shume forma të psikoterapisë përdorin formatin e bisedimit. Disa të tjere përdorin forma të ndryshme të tjera të komunikimit, si fjalën e shkruar, vepra arti, drama, tregim historie apo muzikë. Psikoterapia me fëmijët dhe prindërit e tyre shpesh e përfshin lojen , dramatizimin ne loje (dmth luajtjen e rolit), dhe vizatimin. Psikoterapia ndodh brenda një takim strukturuar ndërmjet nje terapisti te trajnuar dhe klientit .

Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on LinkedInShare on Google+Pin on Pinterest

Komento:

© 9222 Portali Psiko Social · Subscribe: RSS Twitter · QSPS Qendra per Studime Psiko Sociale dizenjuar nga VIZION.AL