ushqime2

Radhiqja është jashtëzakonisht e përhapur në natyrë mbi 500 lloje të ndryshme dhe pothuaj të gjitha janë të dobishme. Në gjermanisht emri i kësaj bime quhet Löwenzahn – që përkthehet dhëmbët e luanit, po kështu në frëngjisht quhet dent de lion me po të njëjtin përkthim. Lulet përdoren në Austri dhe mblidhen në pranverë të freskëta dhe me to bëhet një mjalt mjekësor për pastrimin e mëlçisë, shurupi mjekësor që nuk i mungon asnjë gjysheje austriake në shtëpi, sapo dalin lulet e para ato dalin e mbledhin lulet aq të çmuara të radhiqes për ta patur për gjithë vitin në depot e tyre të ushqimit. Radhiqja përmban këto lëndë: në rrënjë vitamina A,B,C,D dhe E, acid nikotinik, tiaminë, alkoole triterpenike, inulin, tanin,etj… Në gjethe ka edhe kolin, gjurmë vaji esencial, asparaginë, arginin, karotenoide, kripëra të potasit, acid kafeik, etj. E gjithë radhiqja është e pasur me kalcium, lecitin, taraxacin, bor, niacinë, fosfor, hekur, zink, proteina.

Cilësitë kryesore vepruese të radhiqes janë:

  • Diueretike/ shton urinimin.
  • Depurative/ pastrues i organizmit.
  • Febrifuge/ ulje temperature.
  • Amaro tonike e përgjithshme por vecanërisht e mëlçisë/ me shije të hidhur, nxit oreksin, tonizim në energjinë jetike.
  • Kolagoge/ nxit punën e fshikëzës së tëmthit dhe rrjedhjen e tëmthit.
  • Laksative/ kundër kapsllëkut.

Qëllimi i përdorimit në të gjithë botën është:

për pastrimin e gjakut, për të shtuar prodhimin e tëmthit(si pasojë tret edhe yndyrën), është mjet sovran në pastrimin dhe tonifikimin e mëçisë, ka efekt mirëbërës edhe kundër gurëve në tëmth, përmban shumë potas (kalium) dhe zëvendëson menjëherë nëse e humbet organizmi.Infuzi i gjetheve përdoret edhe për zbukurimin e lëkurës së fytyrës, ka cilësi të heqë pikat dhe njollat nga fytyra. Lëngu i shtrydhur i përfituar nga shtrydhja e gjetheve apo rrënjëve të freskëta është pjesa më potente aktive e radhiqes për qëllime mjekësore. Gjithashtu është shumë i rekomandueshëm për uljen e nivelit të kolesterolit.KUJDES! Radhiqja nuk duhet të përdoret nga njerëzit me bllokim të theksuar të kanalit të tëmthit ose shqetësime të tjera në lidhje me tëmthin, pra shqetësime të tilla që kërkojnë ndërhyrjen e mjekut. Në persona shumë të ndjeshëm mund të shkaktojë irritime të lëkurës
Nuk njihet asnjë kundëveprim i radhiqes me produktet farmaceutike, transmeton kosovalive360.com./G.F

Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on LinkedInShare on Google+Pin on Pinterest

Komento:

© 2018 Portali Psiko Social · Subscribe: RSS Twitter · QSPS Qendra per Studime Psiko Sociale dizenjuar nga VIZION.AL