Përse na nevojitet EI?

download

Reaksionet emocionale paraekzistuese të EI-së sonë, janë çelesi te shëndeti më i mirë, në përjetimin më të madh të lumturisë dhe afërsisë, në arritjen e udhëheqjes më të fuqishme, vizionit më të qartë, suksesit më të madh, qëllimeve më të larta, përhapjes e fuqisë dhe energjisë sonë, përparimin më të madh të gjërave, sigurimi i marrëdhënieve të shëndosha dhe perceptimit të hollësishëm si dhe në fund në arritjen e kënaqësisë më të madhe.Këto reflekse emocionale, rrallë të vetëdijshme, por të fuqishme motivojnë vendosmërinë tonë. EI nevojitet që të realizojmë fuqinë e emocioneve tona.
Dobia e zhvillimit të inteligjencës suaj emocionale nënkupton jetën e suksesshme në punë, ngritjen e shëndetit fizik dhe mental, si dhe arritje e kualitet më të madh në marrëdhëniet me të tjerët. Psikologët kanë zbuluar dhe ndarë inteligjencën në tri grupe kryesore:

  • inteligjenca abstrakte (aftësia e të kuptuarit dhe udhëheqja me shfrytëzimin e simboleve verbale dhe matematikore).
  • inteligjenca konkrete (aftësia e kuptimit dhe udhëheqja me objektet)
  • inteligjenca sociale (aftësia e kuptimit të njerëzve dhe lidhshmëria me ta)

Hulumtimet rreth inteligjencës dhe suksesit në jetë kanë treguar që vetëm koefiçienti i inteligjencës (QI) nuk është I mjaftueshëm për të patur sukses në jetë. Psikologët kanë argumentuar se për të arritur një zhvillim maksimal të potencialit njerëzor nevojiten jo vetëm QI e lartë por edhe koefiçient i lartë emocional (EQ). Inteligjenca emocionale mund të përkufizohet si formë e inteligjencës sociale e cila përmban në vetvete tre aftësi kryesore :

  • Aftësi për të monituruar emocionet tek vetja dhe tek të tjeret.
  • Aftësi për të dalluar emocionet.
  • Përdorimi I emocioneve në të menduar dhe vepruar

Satovey dhe Mayer në vitin 1930 e kanë definuar termin “inteligjencë emocionale” si ‘formë të inteligjencës sociale e cila përfshin aftësinë e njohjes së emocioneve vetjake dhe të tjerëve, dallimin dhe shfrytëzimi i informacioneve të dhëna gjatë mendimit dhe veprimit.
Nderkohe , Esther Orioli dhe Robert Cooper kanë theksuar përpjekjen që të shpjegojnë EI është shumë më tepër se sjellja e “bukur” ndaj të tjerëve. Kjo është aftësi që të ndiejmë, kuptojmë dhe me sukses të praktikojmë fuqinë dhe mundësinë e emocioneve si burim i energjisë, informative, kreativitetit, besueshmërisë dhe afërsisë’. Mundësia e dytë e definimit të EI është aftësia që të ndiejmë dhe shfrytëzojmë emocionet për “vetëudhëheqje” të suksesshme dhe veprim në kahet pozitive në ndërmarrëdhëniet tona. Sipas Golemanovit të EI ekzistojnë pesë hapa kyç (aftësi): vetëdija, vetëkontrolli, vetëmotivimi, empatia dhe ndërmarrëdhëniet e suksesshme, që secila nënkupton përmbledhje të aftësive të ndryshme

1.Njohja e emocioneve njerëzore.

Vetëdija – e të njohurit të ndjenjave në çastin kur ato paraqiten – perben themelin e inteligjencës emocionale. Njerëzit të cilët janë të sigurtë në ndjenjat e tyre me një mjeshtëri me të madhe e udhëheqin jetën e tyre dhe me një vetëbesim më të madh marrin vendime, nisur nga ajo se me kë do të martohen deri tek profesioni me të cilin do të merren.

2.Menaxhimi i emocioneve.

Mbikëqyrja dhe udhëheqja me emocione, në atë mënyrë që ato të jenë të zgjedhura ne mënyrën e duhur, është aftësi e cila bazohet në vetëdije. Njerëzit të cilët nuk e posedojnë këtë shkathtësi, gjithmonë iu duhet të luftojnë me ndjenjën e zemërimit dhe shqetësimit.

3.Vetëmotivimi.

Vetëkëntrolli i emocioneve dhe qetësimi i impulsivitetit është themel i çdo suksesi. Arritja e gjendjes së “qetësimit” mundëson realizimin e posaçëm në çdo fushë. Njerëzit të cilët e kanë këtë aftësi janë më të prirur për produktivitet më të lartë dhe më efektiv në çdo veprimtari.

4. Njohja e emocioneve tek të tjerët.

Empatia është njëra nga aftësit e cila është e bazuar në vetëdijen e njeriut dhe është “shkathtësi themelore” e njeriut. Njerëzit empatik e kane shumë më lehtë te adaptohen në sinjalet thuajse të padukshme shoqërore me të cilat paralajmërohet. Empatia ua mundëson suksesin në profesion siç është kujdesi për të tjerët, mësimdhënia, tregëtia dhe menaxhimi.

5. Mbajtja e marrëdhënieve pozitive ndërjerëzore.

Arti i kultivimit të marrëdhënieve ndërnjerëzore paraqet shkathtësin e të kuptuarit të emocioneve të njerëzve tjerë dhe eshte gur themelor ne shendetin tone psiko-emocional. Aftësitë e Inteligjences Emocionale kanë rëndësi të madhe për jetën tonë psiko- emocionale dhe fizike. Ato janë një mjet që formësojnë kuptimin e termave kryesorë siç janë dashuria, suksesi dhe lumturia. Është argumentuar që EI është më e rëndësishme se QI (aftësitë teknike) gjatë përcaktimit të suksesit në jetë. Për te pasur EI të lartë njerëzve u duhet që ta përmirësojnë vetëdijen për veten dhe tjerët, të krijojnë bashkëpunim dhe harmoni.
Në praktikë, gjithashtu EI i ndihmon njerëzit të bëhen të vetëdijshëm për mundësitë e tyre, për burimet e fuqisë dhe kreativitetit të tyre dhe që me vetëdije të zgjedhin alternativat më efektive në situatën e dhënë, e jo të reagojnë vetëm në mënyrë impulsive

Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on LinkedInShare on Google+Pin on Pinterest

Komento:

© 6496 Portali Psiko Social · Subscribe: RSS Twitter · QSPS Qendra per Studime Psiko Sociale dizenjuar nga VIZION.AL