Energizer 1. Renditja.
Roundi 1. Jepi gjithesecilit nje numer . Ata duhet te renditen me njeri tjetrit sipas numrave por pa komunikuar me njeri tjetrin dhe pa ngritur gishtat. Ata duhet te bejne vetem gjuhen e tyre me shenja dhe eshte shume interesante.
Raundi2. Te rinjte duhet te renditen ne radhe sipas renditjes se didelindjeve ose sipas muajve kalendarik.
Energizer 2. Te perbashketa
Kjo loje ndihmone te rinjte te njhem me njeri tjetrin dhe te miqesohen. Krijo ne nje flete A4 nje tabele me kuti dhe ne rrjeshtin e pare vertikalisht shkruaj disa fraza si psh. Ka hipur ne mal , ka ngare bicikleten, ka punuar per bamiresi, I pelqejne shume poezite, ka harruar te laje syte ne mengjes, ka me shume vellezer dhe motra etj. Dhe gjera te tjera qe do te ishin interesante te njfnit ten je person. Kete leter A4 ua japim te gjithe pjsemarresve dhe u shpjegojme qe te gjejne personat qe kane bere ato gjera. Psh. To gjejne nje person qe ka bere bamiresi etj. Per cdo pergjigje positive te marre pjsemarresit duhet te vendosin nje kryq te kutiat bosh dhe ne momentin qe nje person I mbaron te gjithe kutiat etehere behet bingo dhe personi fiton lojen.
Energizer 3. Mbiemrat
Çdo person duhet te gjeje sa me shume mbiemra qe pershkruajne me mire veten e tyre por me nje kusht qe mbiemri te filloj me shkronjen e pare te emrit . Personi qe gjen me shume mbiemra fiton. Psh. Anisa- aktive, ambicioze etj..
Energizer 4 : Un nuk kam
Çdo person ulet ne karrige ne nje rreth pervec nje personi qe qendron ne kembe ne mes. Ky person duhet te thote dicka qe ai se ka bere kurre ne jete si psh. Une nuk jam dehur asnjehere ne jete, nuk kam veshur kurre fustan ..etj. Te gjithe personat qe nuke e kane bere kete gje ne jete duhet te cohen dhe duhet te gjejne nje vend bosh nga nje person tjeter qe sapo eshte cuar nga karrigja. Personi qe ngelet pa vend duhet te qendroje ne mest dhe te thote dhe ai dicka qe se ka bere kurre ne jete .. e keshtu me rradhe
Energizer 5 Renditja
Personat duhet te ndahen ne grupe nga 5 deri ne 10 persona. Grupi I pare qe renditet ne rregull sipas nje kategorie emrash fiton . Psh. Te renditen sipas numrave te kepuceve, sipas dites se lindjes, te renditen me emrat e tyre sepias rendit analfabetik, . Grupi qe renditet me shpejt fiton.
Energizer 6 Letrat
Bej nje grumbull me cop ate vogla letrash dhe vendosi bashke. Tregoju pjesemarresve se mund te marrin sa letra te duan. Pas kesaj cdo person duhet te thote nga nje gje per veten e tyre aq sa letra kane marre.
Energizer 7 Kepucet
Çdo person heq njeren nga kepucet dhe e hedh ne mes derisa te behet nje pirg , cdo kepuce ngaterrohet dhe personat marrin nga nje kepuce tjeter dhe duhet te gjene personin qe I perket kepuca.
Energizer 8 Historia
Lideri I grupit fillon histroine me nje situate stresante / gje shume humoristike dhe pastaj ja klon histroine nje p0ersoni tjeter qe eshte ne grup , personi duhet te vazhdoje historine e treguar duke shpikur gjera te tjera e eskeshu me radhe deri te personi I fundit.
Energizer 9. 2 te verteta dhe nje genjeshter
Çdo person ne grup shkruan ne nje cope leter 2 te verteta dhe nje genjeshter per veten e tij. Letrat perzihen dhe cdo person ne grup merr nga je leter dhe duhet tehamendeesoje se cila eshte e verteta dhe cila genjeshtra. Personi qe gjen me shume te verteta fiton, ose cdo person qe eshte ne nje rreth duhet te cohet dhe te thote 3 gjera per veten ku dy duhet te jene te verteta dhe njje genjeshter, te tjeret duhet te gjejne nese eshte e vertete apo genjeshter.
Energizer 10. Prinderimi
Personat formojne nje rreth dhe cdonjeri mendon veten si nje prind ne mbreterine e kafsheve dhe si do ti mbronin femijet e tyre. Çdo person duhet te thote cili kafshe do te deshironte te ishte dhe pse? Te rinjte duhet te sjellin ide interesante per pozicionin si prinder.
Energizer 11. Emocionet me letra
Nje personi ne nje grup I ngjitet nje leter mprapa ku mund te jete shkruar emri I nje kengetareje apo shteti . Personi qe ka letren duhet te hamendesoje dhe te beje pyetje dhe grupi duhet ti pergjigjet vetem po ose jo deri sat a gjeje emrin e shtetit apo kengetares.
Energizer 12. Partenere ditelindjesh
Beje pjesemarresit te perzihen ne grup dhe te identifikojne persona ditelindja e te cilit (data dhe muaji eshte shume afer ditelindjes se tyre. Duhet te zbulojne dy gjera qe kane te perbashket.
Energizer 13. Nje takim I vjeter
Kerkoji cdo personi te kthehet ne me fytyre nga personi nga a ana a djathte e tyre dh eta takoje ate sikur te donte qe ai te mos ishte aty fare , sikur te takonin nje person qe sdo kishin aspak deshire ta takonin. Perseri e beni lojen dhe kthehuni nga I njejti person po kesaj radhe sikur kyperson te ishte nje kusheri I I juaj shume I dashur, I humbur prej shume vitesh dhe ju sapo e takoni me shume dashuri dhe mall pas kaq shume vitesh larg njeri tjetrit. Ne raundin tjeter perseri do te ktheheni nga e djathta dhe do te takoni personin qe keni perballe sikur ai te ishte personi qe do tju jape nje lajm te mire qe ju keni fituar llotarine 50 milione dollare.
Energizer 14. Per empatine
Të tregojë se sa me lehtësi mund të ndërpritet komunikimi dhe puna në grup.
Të krijojë një strategji grupi me anë të së cilës të njohë dhe të merret me sabotazhin.
Gjithashtu, si mjet për të vendosur me sukses barazinë dhe gjallërinë.
Materialet : Grupe me tri karrike.
Koha : 15 minuta ose më gjatë, në varësi të kohës që duhet për të bërë komentet.
Pjesëmarrësit ndahen tre e nga tre. Në secilin grup ata duhet të luajnë tri role: folësin, dëgjuesin dhe sabotatorin. Folësi dhe dëgjuesi rrinë përballë njëri – tjetrit dhe flasin, ndërsa sabotatori lëviz. Folësit i kërkohet që të përshkruajë disa aspekte të punës ose jetës së tyre. Sabotatorit i kërkohet të përpiqet të sabotojë (ndërpresë) diskutimin në çfarëdolloj mënyrë, por jo duke ushtruar dhunë.
Sabotatorët që lëvizin, mund të lëvizin nëpër grupe. Sabotator mund të jenë trajnuesi dhe ndonjë tjetër që nuk u bashkua me grupin kur u bë ndarja e tij.
Pas dy minutash kërko nga pjesëmarrësit që të ndërrojnë rolet. Pastaj, përsëri pas dy minutash, pasi është e rëndësishme që të gjithë të krijohet kur je sabotator dhe të sabotojnë. Diskutimi pas këtij ushtrimi është shumë i rëndësishëm.
Për të përcaktuar një strategji grupi, është e nevojshme që t’i ftosh pjesëmarrësit të shprehen se si u ndjenë.
Si t’u duk vetja kur ishe sabotator dhe të sabotonin?
T’u duk e lehtë apo e vështirë për të ndërprerë bisedën?
Pastaj, kërko që të thonë të gjitha tipet e sabotatorëve që kanë ndeshur më parë dhe shkruaji ato në një tabak letre. Shembujt përfshijnë: dominim, rreptësi, ndërprerje (pyetje/përgjigje), tallje dhe të qenit joserioz, pa edukatë, Pastaj kërko nga pjesëmarrësit të flasin për mënyrat se si mund të trajtohet sabotazhi, d.m.th. të sabotosh sabotatorët.
Në ç’mënyrë jeni marrë ose si do të merreshit me sabotatorët?
Cilat janë mënyrat që mund të përdorin grupet ndaj individëve që janë sabotatorë? mirësjellje, ndërprite me mirësjellje/e qartë, ndalo diskutimin, flit me zë të lartë dhe në publik, bëja të ditur dhe shtyje, ndrysho vëmendjen, formo grupe të vogla ose përcakto detyra, përdor sabotatorin për debat, kërko ndihmë nga të tjerët, largohu. Këto mund të ngjiten në mur që t’i shikojnë të gjithë dhe mund t’u referohesh gjatë kohës së mbetur në uorkshop. në qoftë se ka anëtarë në grupe që u shkëpusin vëmendjen të tjerëve.
Një ushtrim i tillë mund të jetë një mundësi e mirë për ta që të reflektojnë në sjelljen e tyre dhe për grupin që të zhvillojë mënyra se si të trajtohen rastet kur ka persona të tillë.
Gjithashtu, ai mund ta përgatisë grupin mirë për situata kur intervistat në terren janë të vështira.
Akoma më i rëndësishëm është fakti që ky ushtrim i bën të ditur nocionin e sabotazhit të gjithë grupit, si dhe u vë theksin strategjive për t’u marrë me të
.Gjatë kohës së mbetur në uorkshop, ka gjasa që pjesëmarrësit mund të arrijnë të vendosin njëfarë rregulli pa ndihmën e trajnuesit.
Të gjithë duhet ta dinë se ç’ndjenjë i heshtur, të folurit me entuziazëm dhe shkëputja fizike duke e trazuar tjetrin. Shkruaji këto strategji në një fletë tjetër. Shembujt përfshijnë: injoroje me Ky ushtrim dhe diskutim mund të jetë në mënyrë të veçantë i vlefshëm, ndërprerje në grup, do të thuhet fjala “sabotator”. Të zhvillojë aftësitë e të dëgjuarit aktiv dhe empatik.
Energizer 15.
Materialet : Artikuj gazetash ose revistash sipas nevojës.
Koha : 30 – 40 minuta.
- Zgjidh një temë të diskutueshme nga revistat ose gazetat vendore (nga fusha e politikës, punës, menaxhimit ose ndonjë temë tjetër që mund të pëlqehet).
- Ndaji pjesëmarrësit në grupe me nga 3 persona. Secili grup zgjedh “folësin”, “dëgjuesin” dhe “referuesin”.Tema e zgjedhur diskutohet nga folësi i cili, pa ndërprerje, shpjegon ndjenjat e tij për këtë temë. Pasi folësi ka mbaruar, dëgjuesi përmbledh (pa parë shënimet) çfarë u tha për atë temë. Pasi ka përfunduar kjo, folësi dhe referuesi mund të korrigjojnë ose amplifikojnë çfarëdolloj çështjeje të pohuar nga dëgjuesi. Referuesi është i vetmi person që lejohet të përdorë shënimet.
- Pas 8 – 10 minutash diskutim, zgjidh një temë të re dhe ndërro rolet, duke përdorur të njëjtën mënyrë. Pas 6 – 10 minutash, përdor një temë tjetër dhe role të reja, duke mundësuar në këtë mënyrë që secili person të luajë njërin nga rolet.
Përdor pyetjet e mëposhtme për të bërë analizën:
Në rolin tënd si folës, a hase ndonjë vështirësi ose pate ndonjë çast të pavolitshëm? Po në rolin e dëgjuesit apo të referuesit? A konstatove ndonjë pengesë që pengonte të dëgjuarit efektiv? Në rolin tënd si dëgjues, përse ishte e vështirë për të përmbledhur dhe
perifrazuar komentet e folësit? Çfarë dobie kanë shënimet? Si lidhet ky ushtrim me mbledhjen e të dhënave dhe intervistimin në terren?
Një mënyrë tjetër është që të diskutohet një temë personale,duke i thënë dëgjuesit të mos japë shenja që miratojnë apo kundërshtojnë, duke u ngrysur apo miratuar me kokë. Në këtë mënyrë, vihet theksi në atë që të tregohet vlera e qëndrimit ndaj dëgjimit joparagjykues dhe se tundja e vazhdueshme e kokës nga dëgjuesi nuk është gjithmonë e këndshme. Gjatë analizës, pyeti pjesëmarrësit se si u ndjenë kur gjestet e tyre u kufizuan. Zakonisht, ata do të thonë që iu duk e vështirë. Kur pyeten folësit lidhur me mendimin e tyre për dëgjuesin jo të vëmendshëm, zakonisht thonë që nuk kishte problem.
Energizer 16. Perceptimi
Të tregojë se si ndikojnë ndodhitë e kohëve të fundit, në mënyrën se si ne e shohim botën.
Materialet : Fletë të mëdha letre ose shkumës. 4minuta.
1.Trego këtë diagramë tëvizatuar në një fletë letreose tabelë.
Pyesni grupin: “Cfarë shihni?” Gjasat janë që ju të merrni përgjigje si “tre shtëpi të përmbysyra”“drejtim majtas”
Kur të merrni përgjigjen“dy K”, nënvizoni mirë tëdy K-të dhe vazhdoniduke treguar diagramëntjetër.
Pyesni pjesëmarrësit: “Po tani cfarë shihni?” Ka shumë të ngjarë që ata menjëherë të përgjigjen “dy H”. Tani pyesni pjesëmarrësit nëse ata do i kishin parë dy H-të nëse dikush nuk do u kishte treguar më parë dy K-të?
Është mirë që diagramat t’i përgatisni që më parë, pasi nëse këtë e bëni në sy të pjesëmarrësve, ka gjasa që ata t’i shohin K-të dhe H-të.
Bëni pyetjet e mëposhtme:
Pse i vutë re H-të më me lehtësi se K-të? (sepse ju u ndikuat nga ajo që sapo kishte ndodhur: syri sheh, por mendja vlerëson). Në punën apo bashkëveprimin tuaj me të tjerët, në c’mënyrë syri juaj sheh dicka dhe mendja juaj dicka tjetër?
Në punën apo jetën tuaj të përditshme, a keni patur raste që ndodhitë e kohëve të fundit të kenë ndikuar në mënyrën se si ju keni kuptuar apo reaguar?
Fletë të parapërgatitura ku të jetë shkruar “Çfarë do të bëje nëse?”
Energjizer 17. Komunikimi
Ndahen ne 4 grupe .
1/Secili grup merr nga 4 emocione per ti imituardhe gr tjeter duhet ti gjeje
2/ loja me grushtin mbyllur-
Ju lutem mbani grushtin mbyllur dhe shoku tjeter duhet te perpiqet ta hap grushtin