o-DAD-BABY-SLEEPING-facebook

Megjithëse nuk ka ndonjë mandat për atësinë i cili mund te krahasohet me Mandatin Mëmësor, rolet gjinore dhe stereotipet e tyre përsëri ndikojnë në marrëdhënien baba- fëmijë.Një nga efektet krvesore është mungesa e kërkimeve mbi këto marrëdhënie sidomos ne kuadrin e krahasimit të tyre me marrëdhëniet maternale. Në shekullin e 18-ë deri në fillim të e atij të 19-ë. babai shihej si një mësues dhe edukator i rëndësishëm moral. Ne ekonominë rurale, vendi i punës së babait ishte dhe vendi i tij i jetesës. Fëmijët pra ndërvepronin me baballarët e tyre në mënyrë te vazhdueshme dhe djemtë ishin ne mënyrë të veçantë të trajnuar për të ndjekur gjurmët e baballarëve të tyre. Me industrializimin dhe me ndarjen me të madhe që përftoi publikja nga privatja, roli i babait ndryshoi duke u kufizuar vetëm në atë të përfituesit të bukës së gojës. Shtëpia dhe fëmijët në këtë moment ishin eskluzivisht “punë e grave”. Influença e Frojdit në shekullin e 20-e vetëm sa e shfaqi më tepër rolin e krikueshëm të nënës në prindërim. Etërit shiheshin si figura, tangenciale – të rëndësishëm për të ardhurat e familjes dhe të parëndësishëm në zhvillimin e fëmijëve. Pas Luftës së Dytë Botërore, baballarët përsëri u bëne të rëndësishëm por më tepër si një model për rolet gjinore të fëmijëve të tyre. Efektet “shqetësuese” të mungesës së

babait ishin pasqyruar nga shkrimtarët dhe studiuesit e ndryshëm. Ky pasqyrim i rëndësisë së prezencës së babait për zhvillimin e roleve të shëndetshme gjinore të fëmijëve të tyre, shërbeu mjaft mire për të modeluar dhe ruajtur modelin e familjes nukleare heteroseksuale. Që në mesin e viteve 70-ë, u krijua një imazh i katërt i babait, ai i një prindi aktiv dhe përkujdesës. Babai i ri « androgjen », një produkt i ndryshimit të roleve të gruas, është më tepër i perfshirë me fëmijët duke filluar që në shtatzaninë e partnere së tij. Ai është mjaft aktiv për t’u kujdesur si për djemtë dhe për vajzat e tij. Ai është mjaft i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijëve. Megjithëse modeli përkujdesjes i babait është një fuqi që tregon një fitore, prapëseprapë inodeli babait që fiton bukën e gojës vazhdon të jetë dominant dhe modeli i tij si mbizotërues moral kë pësuar një ringritje, sidomos në kulturat e ndryshme fondamentaliste.

Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on LinkedInShare on Google+Pin on Pinterest

Komento:

© 9033 Portali Psiko Social · Subscribe: RSS Twitter · QSPS Qendra per Studime Psiko Sociale dizenjuar nga VIZION.AL