download (1)

Një anketim i realizuar në 34 shtete të përparuara vlerësoi se femrat kanë një jetë më pak stresuese dhe janë përgjithësisht më të lumtura, se shumica e meshkujve.

Meshkujt që jetojnë në vendet më të zhvilluara punojnë më gjatë dhe kanë një pagë më të mirë, por janë më të ekspozuar ndaj rreziqeve të ndryshme të jetës dhe kanë një pritshmëri jetese më të ulët, mesatarisht me gjashtë vjet më pak.

Statistikat tregojnë se një mashkull ka tre herë më shumë mundësi që të vritet gjatë jetës së tij dhe është 15% më i ekspozuar ndaj sulmeve apo grabitjeve në rrugë.

Megjithatë, ndërsa fermat kanë një nivel më të lartë kënaqësie në jetën e tyre, ato vazhdojnë të shpenzojnë dy herë më shumë kohë se gjinia tjetër në punët shtëpiake, për një mesatare prej dy orësh e gjysmë në ditë.

Sondazhin e realizoi Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, duke vendosur midis kritereve për indeksin e jetës shëndetin, punësimin, jetën sociale, edukimin dhe sigurinë në jetë dhe në punë

Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on LinkedInShare on Google+Pin on Pinterest

Komento:

© 3643 Portali Psiko Social · Subscribe: RSS Twitter · QSPS Qendra per Studime Psiko Sociale dizenjuar nga VIZION.AL