cute_little_baby_girl-2560x1600

Koncepti për veten fillon te formohet qe ne lindje. Fillon me menyren si prinderit pergjigjen ndaj femijes. Lidhja pozitive emocionale me prinderit, duke perfshire kontaktin me sy dhe perkedheljet, ndihmon femijen te formoje nje koncept te shendetshem per veten. Me rritjen e femijes, rritet edhe aftesia e tij per te ndervepruar me mjedisin dhe per te perceptuar veten si pjese e rendesishme e shoqerise. Kjo gjithashtu ndihmon femijen ne formimin e nje koncepti te shendetshem per veten.
Gjate moshes para-shkollore, rol te rendesishem luajne edhe dhenia e mundesise per te eksploruar mjedisin, per te bere pyetje etj. Ne kohen kur femija futet ne shkolle, vetekoncepti i tij fillon te ndikohet jo vetem nga prinderit, por edhe nga nje rreth me i gjere qe perfshin tashme mesuesit dhe bashkemoshataret. Femija fillon te marre reagime te ndryshme nga te tjeret rreth pamjes se tij fizike, aftesive atletike,

sociale, ne shkolle etj. Te gjitha keto reagime (feedback), ndikojne ne menyren se si femija e koncepton veten.

Nje “ vetekoncept i shendetshem ” nuk nenkupton qe nje femije te mendoje se eshte me i rendesishem dhe me i mire se te tjeret. Por do te thote se e pelqen veten, ndihet i pranuar nga familja dhe shoket dhe ka besim ne aftesite e veta

Vetekoncepti i nje femije ndikon ne menyren se si ai e percepton dhe reagon ndaj nje situate te caktuar.
P.sh., “ Nje femije me vetekoncept te shendetshem, i kerkon nje shoku qe te luajne bashke. Shoku i thote jo. Atehere femija mendon : “ S‘ka gje, nese shoku im nuk do te luaje tani, une mund te luaj me dike tjeter”. Ndersa nje femije me vetekoncept jo te shendetshem mund te mendoje: “ Shoku im me urren”.
Ne nje situate tjeter : Nje femije me nje vetekoncept te shendetshem merr nje note negative ne nje provim dhe mendon : “ Ne rregull ketu dola keq, por do perpiqem te mesoj me shume ne provimin tjeter ”. Ndersa nje femije me vetekoncept jo te shendetshem, mendon : “ Une jam shume budalla .”
Pra nje femije me vetekoncept te shendetshem eshte me i prirur te shfrytezoje ne maksimum potencialin e tij dhe si pasoje ka nje performance me te mire ne shkolle. Ka me shume vullnet dhe eshte me i motivuar per te mesuar gjera te reja dhe per te qene aktiv. Ka mardhenie me te mira me familjaret dhe shoket. Ka kontroll me te mire te sjelljes dhe ka besim ne aftesite e tij.

Cfare mund te bejne prinderit per te ushqyer tek femija nje vetekoncept me te shendetshem ?

  1. Te kalojne me teper kohe me ta.
  2. Te ruajne komunikimin e hapur.
  3. Te ruajne komunikimin e hapur.
  4. Te mbeshtesin talentet dhe interesat e tyre.
  5. T’u japin femijeve lavderime te merituara.
  6. Ti ndihmojne ne zgjidhjen e problemeve.
  7. T’u vendosin limite te arsyeshme.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on LinkedInShare on Google+Pin on Pinterest

Komento:

© 2018 Portali Psiko Social · Subscribe: RSS Twitter · QSPS Qendra per Studime Psiko Sociale dizenjuar nga VIZION.AL