Dad-and-girl

Një studim gjenetik gjeti prova se rritja e numrit të sëmundjeve të lindura mendore në botë mund të lidhet me faktin se meshkujt janë duke u bërë baballarë në një fazë gjithmonë e më të vonë të jetës.


Sipas studiuesve islandezë, numri i mutacioneve gjenetike përgjegjëse për sëmundje si autizmi apo sindroma down lidhen drejtëpërdrejtë me moshën e babait në momentin e ngjizjes së foshnjes.
Ekspertët shkuan deri atje sa të këshillonin që në mënyrë që të shmanget sa më shumë rreziku, do të ishte e këshillueshme që të formoheshin laboratorë ku meshkujt mund të ngrijnë sasi të ndryshme sperme, për ta përdorur atë më vonë për të fekonduar fëmijët e tyre.

Udhëheqësi i studimit, profesor-doktori Kari Stefansson, në një prononcim për “BBC”, u shpreh se “ndërsa besohet se mosha në të cilën mbahet një shtatzani përcakton shumë mirëqënien e foshnjes, e vërteta është se ajo e babait mund të ndikojë edhe më shumë në shëndetin e fëmijës”. Sipas Stefansson, përqendrimi i tepruar i shoqërisë në moshën e nënës është i gabuar.
Ai shtoi se lidhje direkte midis baballarëve “të vonë” është parë edhe në studimin e të prekurve nga sëmundje të tjera mendore, përfshi skizofreninë.

Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on LinkedInShare on Google+Pin on Pinterest

Komento:

© 2018 Portali Psiko Social · Subscribe: RSS Twitter · QSPS Qendra per Studime Psiko Sociale dizenjuar nga VIZION.AL