3.Manaferrat frenojnë plakjen e mendjes!

ushqime3

Konsumimi i rregullt i luleshtrydheve dhe manaferrave mund të frenoj plakjen mentale për më shumë se dy vite. Ngrënia e manaferrave dhe luleshtrydheve mund të ndihmojë në frenimin e plakjes së mëndjes në moshë të thyer, thonë disa studiues.
Ata kanë zbuluar se plakja e trurit mund të shtyhet deri në dy vite e gjysmë tek gratë e moshuara nëse hanë sasi të mëdha të manaferrave. Këto zbulime vijnë nga një studim i gjatë i mostrave mjekësore, i cili përfshin vetëm gratë, por mund të aplikohet edhe nga meshkujt. Ekspertët besojnë se përfitimet vijnë nga përmbajtja e lartë e flavonoideve tek manaferrat, si dhe antioksidantët që gjenden tek bimët që mund të të mbrojnë nga një mori sëmundjesh.Ekipi amerikan i studimit ka përdorur të dhëna nga ky studim, ku përfshihen 121 700 femra, të gjitha të moshës 35-55 vjeçe të regjistruara që kanë përfunduar pyetësorët për shëndetin dhe jetesën që nga viti 1976. Zbulimet sugjerojnë se rritja e konsumimit të manaferrave ngadalëson plakjen e receptorëve njohës tek femrat e moshuara.

Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on LinkedInShare on Google+Pin on Pinterest

Komento:

© 8895 Portali Psiko Social · Subscribe: RSS Twitter · QSPS Qendra per Studime Psiko Sociale dizenjuar nga VIZION.AL