int

Pytjet më të shpeshta në një intervistë pune : 1. Më thuaj diçka për veten tënde
Mbi 80% e punëdhënësve fillojnë me këtë pyetje të “pafajshme”. Të papërgatiturit hutohen pa lidhje dhe fillojnë të tregojnë historinë e jetës së tyre, gërmojnë në përvojat e lashta të punës së dikurshme ose në çështjet e tyre personale. Përgjigjja më e mirë është të fillosh me të tashmen dhe të tregosh se pse je kaq shumë i kualifikuar për këtë pozicion. Mos harro që çelësi i të gjitha intervistave të suksesshme është të përshtatësh (prezantosh) ato aftësi të cilat punëdhënësi po kërkon. Me fjalë të tjera, të duhet të shesësh atë se çfarë blerësi kërkon. Kjo është strategjia e vetme dhe më e mirë kur je në kërkim të punës. Pra, përpara se t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje, është e domosdoshme të mundohesh të zbulosh se cilat janë kërkesat thelbësore të punëdhënësit, nevojat, problemet apo synimet. 

Që të veprosh në këtë mënyrë, është e këshillueshme të ndiqen këto dy hapa:

1. Zbulo sa të mundesh se çfarë kërkon punëdhënësi, përpara se të shkosh në intervistë (Kujdes! Jo nevojat përgjithshme të kompanisë apo të industrisë).

2. Sa më shpejt të mundesh në fillim të intervistës, pyet për një përshkrim më të detajuar rreth pozicionit.Mund të thuash: “Kam përvojën e një sërë arritjeve qëdëshiroj t’ua tregoj, por dua të përdor sa më mirë kohën qëndodhem këtu dhe të flas direkt për atë se çfarë ju kërkoni.A mund të më tregoni për prioritetet më të rëndësishmetë këtij pozicioni? Gjithçka di është (çfarë ke lexuar ngalajmërimi apo ke dëgjuar nga punëdhënësit që mund të keshtelefonuar)”. Kështu, gjatë procesit të intervistës zakonisht është pyetja e dytë ose e tretë që zbulon se çfarë punëdhënësi ka nevojë dhe në këtë moment mund të bësh një pyetje të thjeshtë: “Dhe, përveç kësaj?”. Ky proces në fillim nuk është i thjeshtë dhe i lirshëm, sepse është e thjeshtë t’u përgjigjesh pyetjeve, por vetëm nëse zbulon nevojat e punëdhënësit, përgjigjja jote do të ketë kuptimin maksimal. Duke u praktikuar t’u përgjigjesh këtyre pyetjeve thelbësore, do të ndihesh më natyrshëm dhe do të jesh shumë lart kandidatëve të tjerë. Pasi ke zbuluar se çfarë kërkon punëdhënësi, përshkruaj se përse kërkesat e kësaj pune përputhen plotësisht me aftësitë dhe me punët që ke bërë përpara. Kujdes! Sigurohu të japësh shembuj specifikë të përgjegjësive dhe kryesisht të arritjeve të tua.

2. Pse kaq shumë kohë pa punë?

Një pyetje se pse ti ke qenë me pushime për kaq kohë. Nuk duhet të t’i prishë planet. Duhet të paraqitësh faktorët që kanë zgjatur kohën e kërkimit të punes. Kujdes, faktorët duhet të jenë zgjedhja jote.
***Shembull: Pasi puna ime mbaroi, mora një vendim tepër të rëndësishëm për të ardhmen time: të mos aplikoj direkt në çdo mundësi të parë që do të më jepet. Në jetën time kam zbuluar që, nëse mundohesh me të vërtetë shumë, çdo gjë negative mund ta kthesh në pozitive. Pikërisht këtë kam vendosur të bëj. Jam menduar aq shumë se cila është ajo gjë që mund të bëj më mirë, se çfarë dua të bëj më shumë dhe pastaj të identifikoj ato kompani që mund të m’i ofrojnë këto mundësi. Pra, procesi i përzgjedhjes së kompanisë më ka marrë kohë. Por, më në fund, jam bindur se kur përputhen kushtet, të gjitha vlerësimet e kujdesshme nga të dyja palët do të jenë të merituara.

3. Cilat janë pikat e tua më të forta?

Kjo pyetje duket e lehtë, por kujdes, nuk duhet të tregosh egoizëm, gjithashtu as të jesh modest. Përpara çdo interviste duhet të kesh një listë të pikave të tua më të forta dhe t‘i kesh përgatitur mirë mendërisht ato. Gjithashtu duhet të kesh parapërgatitur një ose dy shembuj specifikë që ilustrojnë çdo pikë të fortë tënden. Pra, duhet të zgjedhësh me kujdes pikat e tua të forta dhe shembujt konkretë, të evidentosh nevojat e kompanisë dhe t’i përshtatësh ato në intervistë.

3. Pse ke ndërruar kaq shumë punë?
Në këtë rast intervistuesi druhet se mund ta lësh shpejt këtë pozicion, se je një tip i paqëndrueshëm apo mund t’i sjellësh problem personave të tjerë. Në këtë pjesë është e rëndësishme që në CV të reduktosh pozicionet afatshkurtra e të parëndësishme të punës, si ato mujore apo pak vjetore. Është e rëndësishme që pozicionet e listuara t’i artikulosh në një rend progresiv.
***Përgjigja: “Eksperienca bën të vetën. Si fillim punoja si X dhe të gjithë ishin jashtëzakonisht të kënaqur me punën time, por shkalla e lartë e motivimit dhe kurioziteti që më karakterizon, nuk më lejuan të qëndroja në po atë pozicion pasi edhe mundësitë e kompanisë ishin të limituara. Kështu, talenti im duhet të shpërthente diku dhe pozicioni Y në Z kompani m’i dha këto mundësi. Tani jam në pikun e aftësive të mia dhe mezi pres t’ua demonstroj”.

4. Sa e kërkon rrogën?

Kjo pyetje kërkon të marrë përgjigje “fatale” të tipit “sa paguani ju” ose “ sa janë mundësitë tuaja”. Për të maksimizuar ofertën dhe rritur shanset për punën do të duhet të kesh gjithmonë parasysh udhëzimet e mëposhtme:
• Asnjëherë mos e hap temën e parave i pari. “Shitësit e mirë i shesin plotësisht produktet pa arritur të negociojnë për çmimin”. Lëre intervistuesin të kërkojë të hapë temën i pari.
• Nëse intervistuesi e ngre çështjen e rrogës përpara se të kesh shpalosur aftësitë e tua, shtyje përgjigjen për më vonë duke thënë diçka si “paratë janë të rëndësishme për mua por nuk janë gjithçka”. Mundësia dhe rritja, janë shumë më të rëndësishme në këtë moment.
• Mëso si fillim se çfarë është e kënaqshme për ty, duke bërë kërkime të arsyeshme të tregut për sa i përket pozicionit të punës që me të vërtetë kërkon.
• Asnjëherë mos gënje në atë se çfarë realisht bën dhe zotëron, përfshirë të gjithë vlerën dhe koston e punës tënde.

5. Më thuaj, cila ka qenë puna jote më e mërzitshme?

Nëse bie viktimë e kujtimit të ndonjë pune që të ka mërzitur me të vërtetë, ke falimentuar totalisht. Këtu është mirë të artikulosh arsyen pse nuk e ke lënë asnjëherë veten tënde të mërzitesh me të punuarit dhe se nuk arrin ta kuptosh dot se si të tjerët mërziten duke punuar.
***Përgjigjja: “Ndoshta kam qenë me fat, pasi nuk jam mërzitur asnjëherë në punët ku kam punuar. Madje kam shijuar punën e rëndë. Besoj se në çdo kompani apo departament ekzistojnë sfida emocionale dhe probleme intriguese që kërkojnë zgjidhje energjike dhe entuziaste. Nëse mërzitesh, do të thotë që nuk je i aftë të zgjidhësh këto probleme”.

Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on LinkedInShare on Google+Pin on Pinterest

Komento:

© 2018 Portali Psiko Social · Subscribe: RSS Twitter · QSPS Qendra per Studime Psiko Sociale dizenjuar nga VIZION.AL