Ushqime

1.Pemët dhe perimet më të mira për detoksikim!

ushqime1

Detoksikimi ngadalë është duke u shndërruar në një lloj të trendit të ri, ndërsa tregu po mbushet me formula të ndryshme dhe lloje të reja të produkteve. Pranvera gjithsesi është koha, kur duhet kushtuar vëmendje një gjëje të tillë. Po, nëse dëshironi që t’i largoni helmet nga organizmi juaj, dhe atë në mënyrë të shëndetshme, krejt çfarë duhet të bëni është që të konsumoni gjëra të duhura ushqimore

Lakra

Kjo perime përmban sulfur, e ai është shumë i rëndësishëm në pocesin e shpërbërjes së substancave kimike në organizëm. Sulfuri mund të ndihmojë në mënjanimin e një spektri të gjërë të helmeve, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për psesticide apo ilaçe farmaceutike

Avokadoja

Është pemë shumë e pasur me antioksidues, duke përfshirë edhe glutacionin. Ky kombinim e pastron organizmin në mënyrë të drejtëpërdrejtë, duke larguar materiet e dëmshme.

Brokoli

Nëse nuk jeni të kënaqur me shijen e brokolt, do të ishte mirë që t’ia jepni edhe një shans. Është i pasur me antioksidues, që e pastrojnë organizmin tuaj. Gjithashtu është i pasur me enzima, që ndihmojnë funksionimin më të mirë të sistemit të tretjes. Brokoli i papërpunuar është më i miri, sepse përmban sasinë më të madhe të materieve ushqyese

Panxhari

Mund të jetë pjesë e recetave ose të konsumohet i papërpunuar. Është i pasur me betainë dhe pektinë, që mbrojnë mëlçinë dhe sistemin e tretjes.

Farat e lulediellit

Kur bëhet fjalë për ushqimet grimcuese, këto fara janë zgjedhja më e mirë, sepse kanë efekt detoksikuese në mëlçi. Gjithashtu i largojnë edhe helmet që qarkullojnë në organizmin tonë. Përveç kësaj, parandalojnë edhe depozitimin e kolesterolit.

Boronica e kuqe

Edhe pse boronicat e kuqe janë të shkëlqyeshme për parandalimin e infektimeve në sistemin urinar, ato janë të shkëlqyeshme edhe për largim të helmeve nga organizmi juaj. Gjithashtu kanë edhe efekt antibakterial.

Limoni

Është një shtesë e shkëlqyeshme për pije ose receta të ndryshme, por është edhe i pasur me vitamina dhe antioksidues. Ky kombinim e mbron mëlçinë tuaj dhe largon helmet nga organizmi. Konsumimi i rregullt i limonit gjithsesi kontribuon në përmirësimin e shëndetit tuaj, shkruan Kosova Sot.

Hudhra

Edhe një gjë e shkëlqyeshme ushqimore për pastrim të organizmit, që është e pasur me sulfur. Gjithashtu vepron si antibiotik, kështu që ky kombinim ka efekt pozitiv në organizëm, nëse konsumohet rregullisht.

Grejpfruti

Kjo pemë ndihmon në pastrimin e sistemit të tretjes dhe mund të veprojë në mënyrë parandaluese në krijimin e gurëve në veshka, përmban shumë pak sheqer dhe kalori, kështu që është zgjedhje e shkëlqyeshme nëse jeni në dietë.

Grejpfruti

Kjo pemë ndihmon në pastrimin e sistemit të tretjes dhe mund të veprojë në mënyrë parandaluese në krijimin e gurëve në veshka, përmban shumë pak sheqer dhe kalori, kështu që është zgjedhje e shkëlqyeshme nëse jeni në dietë.

Thjerrëzat

Gjithashtu ndihmojnë sistemin e tretjes në pastrimin e organizmit nga helmet. Thjerrëzat gjithashtu e reduktojnë kolesterolin dhe stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak.

2.Radhiqja lulja mirëbërëse për shëndetin!

ushqime2

Radhiqja është jashtëzakonisht e përhapur në natyrë mbi 500 lloje të ndryshme dhe pothuaj të gjitha janë të dobishme. Në gjermanisht emri i kësaj bime quhet Löwenzahn – që përkthehet dhëmbët e luanit, po kështu në frëngjisht quhet dent de lion me po të njëjtin përkthim. Lulet përdoren në Austri dhe mblidhen në pranverë të freskëta dhe me to bëhet një mjalt mjekësor për pastrimin e mëlçisë, shurupi mjekësor që nuk i mungon asnjë gjysheje austriake në shtëpi, sapo dalin lulet e para ato dalin e mbledhin lulet aq të çmuara të radhiqes për ta patur për gjithë vitin në depot e tyre të ushqimit. Radhiqja përmban këto lëndë: në rrënjë vitamina A,B,C,D dhe E, acid nikotinik, tiaminë, alkoole triterpenike, inulin, tanin,etj… Në gjethe ka edhe kolin, gjurmë vaji esencial, asparaginë, arginin, karotenoide, kripëra të potasit, acid kafeik, etj. E gjithë radhiqja është e pasur me kalcium, lecitin, taraxacin, bor, niacinë, fosfor, hekur, zink, proteina.

Cilësitë kryesore vepruese të radhiqes janë:

  • Diueretike/ shton urinimin.
  • Depurative/ pastrues i organizmit.
  • Febrifuge/ ulje temperature.
  • Amaro tonike e përgjithshme por vecanërisht e mëlçisë/ me shije të hidhur, nxit oreksin, tonizim në energjinë jetike.
  • Kolagoge/ nxit punën e fshikëzës së tëmthit dhe rrjedhjen e tëmthit.
  • Laksative/ kundër kapsllëkut.
  • Qëllimi i përdorimit në të gjithë botën është:

    për pastrimin e gjakut, për të shtuar prodhimin e tëmthit(si pasojë tret edhe yndyrën), është mjet sovran në pastrimin dhe tonifikimin e mëçisë, ka efekt mirëbërës edhe kundër gurëve në tëmth, përmban shumë potas (kalium) dhe zëvendëson menjëherë nëse e humbet organizmi.
    Infuzi i gjetheve përdoret edhe për zbukurimin e lëkurës së fytyrës, ka cilësi të heqë pikat dhe njollat nga fytyra. Lëngu i shtrydhur i përfituar nga shtrydhja e gjetheve apo rrënjëve të freskëta është pjesa më potente aktive e radhiqes për qëllime mjekësore. Gjithashtu është shumë i rekomandueshëm për uljen e nivelit të kolesterolit.
    KUJDES! Radhiqja nuk duhet të përdoret nga njerëzit me bllokim të theksuar të kanalit të tëmthit ose shqetësime të tjera në lidhje me tëmthin, pra shqetësime të tilla që kërkojnë ndërhyrjen e mjekut. Në persona shumë të ndjeshëm mund të shkaktojë irritime të lëkurës
    Nuk njihet asnjë kundëveprim i radhiqes me produktet farmaceutike, transmeton kosovalive360.com./G.F

3.Manaferrat frenojnë plakjen e mendjes!

ushqime3

Konsumimi i rregullt i luleshtrydheve dhe manaferrave mund të frenoj plakjen mentale për më shumë se dy vite. Ngrënia e manaferrave dhe luleshtrydheve mund të ndihmojë në frenimin e plakjes së mëndjes në moshë të thyer, thonë disa studiues.
Ata kanë zbuluar se plakja e trurit mund të shtyhet deri në dy vite e gjysmë tek gratë e moshuara nëse hanë sasi të mëdha të manaferrave. Këto zbulime vijnë nga një studim i gjatë i mostrave mjekësore, i cili përfshin vetëm gratë, por mund të aplikohet edhe nga meshkujt. Ekspertët besojnë se përfitimet vijnë nga përmbajtja e lartë e flavonoideve tek manaferrat, si dhe antioksidantët që gjenden tek bimët që mund të të mbrojnë nga një mori sëmundjesh.
Ekipi amerikan i studimit ka përdorur të dhëna nga ky studim, ku përfshihen 121 700 femra, të gjitha të moshës 35-55 vjeçe të regjistruara që kanë përfunduar pyetësorët për shëndetin dhe jetesën që nga viti 1976. Zbulimet sugjerojnë se rritja e konsumimit të manaferrave ngadalëson plakjen e receptorëve njohës tek femrat e moshuara.

4.Ushqimet në vend të ilaçeve farmaceutike!

ushqime4

Dhimbjet kronike prekin milion njerëz në mbarë botën. Vetëm në SHBA janë të prekur mbi 116 të rritur, që do të thotë më shumë se një e treta e popullsisë amerikane. Ndonëse tabletat kundër dhimbjeve ulin dhimbjen, nga to mund të krijoni varësi dhe mund të prodhojnë efekte anësore. E çka është më e keqja, ato shpesh nuk ia dalin që të eliminojnë shkaktarin kryesor të dhimbjes.
Por, sipas James N. Dillard, autori i “The Chronic Pain Solution”, ka zgjidhje edhe për këtë, dhe aj gjendet në kuzhinën tuaj. Disa ushqime reduktojnë dhimbjet duke luftuar inflamacionin, duke bllokuar sinjalet e dhimbjes madje edhe duke kuruar sëmundjet themelore.
Edhe botanisti James A. Duke, autor i “The Green Pharmacy Guide to Healing Foods”, thotë se nëse një ilaç farmaceutik mund të ndal dhimbjen, të njëjtën gjë mund ta bëjë edhe një bimë, madje në mënyrë më të sigurt.

Në vijim ju sjellim disa prej ushqimeve që ulin dhimbjen, apo edhe e eliminojnë atë komplet:
Qershia – ul dhimbjen e muskujve
Xhenxhefili – sulmon migrenën, artritin dhe muskujt e lënduar
Lëngu i boronicave të kuqe – lufton ulcerën
Salmoni apo sardinat – lufton dhimbjet e shpinës, të gjunjëve dhe nyjat
Shafrani i Indisë – lufton dhimbjet e nyjave dhe kolitisin
Jogurti – kuron dhimbjet e barkut
Kafja – e mirë për kokëdhimbje
Menta – e mirë, gjithashtu, për kokëdhimbje
Bizelet – luftojnë artritin
Specat djegës – gjithashtu luftojnë artritin. Burimi: FermaIme

5.Pema e cila nuk ju lejon të plakeni

ushqime5

Pjeshka është shumë e shijshme, freskuese dhe e ftoh organizmin gjatë stinës së ngrohtë të verës, por gjithsesi është tepër e shëndetshme.

Ato posedojnë, madje, dhjetë vitamina. Para së gjithash, janë të pasura me vitamina A dhe c, derisa posedon edhe vitamina E dhe K. Pjeshka po ashtu është burim i vitaminave të grupit B: tiaminë, riboflavinë, vitamina B6, niacinë.
Përmbajtja e lartë me vitamina C forcon sistemin tonë mbrojtës, përderisa te duhanxhinjtë zbut pasojat e duhanit.
Vitamina C në pjeshkë në kombinim me minerale dhe enzima shton numrin e spermatozoideve meshkuj, duke i bërë ata më aktivë, kështu që meshkujt që konsumojnë pjeshkat janë më prodhues.
Pjeshka është burim i pazëvendësueshëm me kalium, kështu që rreth pesë pjeshka mund t’i kënaqim nevojat ditore të njeriut me këtë mineral. Po ashtu, janë të pasur me sasi të lartë të magnezit, fosforit, zinkut, bakrit, manganit, hekurit dhe kalciumit.
Shkaku i posedimit të vitaminave, mineraleve dhe fibrave, ndërsa posedon shumë pak kalori, pjeshka është ushqim i rregullt në luftën kundër mbipeshës, si dhe ripërtërinë lëkurën.

Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on LinkedInShare on Google+Pin on Pinterest
© 4329 Portali Psiko Social · Subscribe: RSS Twitter · QSPS Qendra per Studime Psiko Sociale dizenjuar nga VIZION.AL