Nëna dhe bebi

1.Mësoni fëmijët t’i ndajnë gjërat me të tjerët!

bebush

Ndarja e gjërave me të tjerët është një nga ato mësimet më të rëndësishme që ju duhet t’ja mësoni fëmijëve. Sa më të vegjël që të jenë kur ata e mësojnë këtë mësim, më të lehtë do ta kenë që ta praktikojnë këtë aftësi gjatë jetës së tyre. Përdorimi i përbashkët i gjërave do t’ju ndihmojë fëmijëve të bëjnë shokë si fëmijë dhe më vonë kjo do t’ju shërbejë edhe në vendin e punës.
Këtu mund të lexoni disa këshilla si t’i mësoni fëmijët të ndajnë gjërat me të tjerët:
Leni fëmijën të zgjedh
Nuk duhet ta shtyni me forcë fëmijën të bëjë këtë gjë. Nëse ata vet zgjedhin të ndajnë gjërat me të tjerët, ata do të ndihem më mirë dhe më pjesëmarrës në këtë situatë.
Dini kur ata mund të ndajnë gjërat me të tjerët

Mos pritni gjithmonë që fëmija juaj të jetë gati të ndajë çdo gjë me të tjerët. Pritni që ata të ndajnë lodrat me të tjerët kur kanë shumë të tilla. Kuptoni që ata nuk do të ndajnë lodrat e reja me të tjerët.
Shpjegoni se ajo gjë është prapë e tyre
Sigurohuni se fëmijët tuaj e dinë se ndarja e gjërave me të tjerët është e përkohshme.
Lidhuni me fëmijën tuaj
Studimet tregojnë se fëmijët që janë të lidhur shumë më prindërit e tyre nuk e kanë problem ndarjen e gjërave me të tjerët, sepse ata janë kanë mjaft dashuri dhe vëmendje nga familja dhe janë më pak të lidhur në objekte.
Tregoni se ata duhet të japin, nëse duan të marrin
Shumë fëmijë presin të marrin gjërat që vet nuk i japin. Sigurohuni se fëmija juaj dinë që shoku apo shoqja e saj do të ndajnë gjërat e tyre me të, nëse ai i ndanë të tij me ta.
Ndani më shumë se sa vetëm lodrat dhe ushqimin
Demonstroni se si gjërat duhet të ndahen në mes njerëzve dhe jo vetëm të mirat materiale. Tregoni se ata duhet të ndajnë nganjëherë me të tjerët rrobat, parat dhe kohën e tyre, shkruan kosovalive360.com./G.F

Mos u bëni presion fëmijëve!

femije3

Në pjesën më të madhe të nxënësve të dobët shfaqen probleme si mungesa e një mësimi sistematik dhe të planifikuar, mungesë apo vështirësi në përqendrim. Tani po afrohet dhe fundi i gjysmë vjetorit të dytë. Presioni që mund të ushtrohet mbi nxënësit me nota të dobëta mund t’i ftohë ata më shumë nga shkolla. Nota e pasqyruar në dëftesë është e lidhur me paraqitjen e treguar gjatë vitit dhe jo me zgjuarsinë apo kapacitetin e fëmijës. Asnjëherë fëmija nuk duhet etiketuar me fjalë si “budalla” apo “i paaftë”, sepse kjo do të ndikojë negativisht në gjendjen shpirtërore të tij. Me zhvillimin e teknologjisë, fëmijët kanë filluar të qëndrojnë më shumë kohë para ekranit. Të cilësuar ndryshe dhe si “brezi i ekranit”, fëmijët e sotëm kalojnë një pjesë të madhe të kohës me celular, kompjuter apo televizor. Prindërit duhet të veprojnë me kujdes në këtë fazë. E rëndësishme është të gjenden shkaqet e notave të dobëta. Arsyeja e dobësisë në mësime duhet gjetur pa ushtruar dhunë mbi ta dhe duke folur me fëmijën. Si prindër duhet të shfaqim shqetësimin dhe mërzinë tonë për këtë situatë, por nëse ushtrojmë shumë presion, bërtasim apo ushtrojmë dhunë, do ta përkeqësojmë më tepër situatën. Aktivitetet jashtëshkollore e motivojnë më shumë fëmijën dhe ia rifreskojnë energjitë. Aktivitetet sociale janë shumë të rëndësishme për gjendjen emocionale të fëmijës. Lërini të lirë gjatë ditëve të pushimit të javës. Me të duhet që me fjalë të mira të bisedoni dhe t’i sqaroni se, nga të mësuarit dhe shkollimi, varet e ardhmja e tij. Nëse bisedoni me fëmijën si dy “të rritur” ai me siguri do të bindet dhe do t’i kapë librat në dorë për të mësuar. Dhe pas përfundimit të vitit ai sjell një dëftesë me nota të mira, ai duhet të lavdërohet e të shpërblehet, dhe po ashtu të shprehet kënaqësia e prindërve. Shpërblimi mund të bëhet edhe me një dhuratë të vogël, shkruan zeri.info./G.F

Pse fëmijët kanë nevojë për një rutinë?

baby-1

Mund të jeni të lodhur nga pyetjet e vazhdueshme të fëmijëve, mirëpo ata e bëjnë këtë për të mësuar se çfarë do të ndodhë pas pak.
Përgjigjuni fëmijëve në çdo pyetje të tyre, kështu ata nuk do të jenë në errësirë se çfarë do të ndodhë.Duke ditur se çfarë të pret ndihmon në reduktimin e nervozes te fëmijët.
– Rutina largon stresin: Si të rriturit ashtu dhe fëmijët mund të kenë një ditë më të lehtë nëse i dinë planet e ditës. Shijimi i një perime të re është shumë e frikshme ashtu sikur ndonjë ndryshim në jetë, sepse të panjohurat janë gjithmonë të vështira për fëmijët. Çdo gjë që ju bëni për të krijuar një rutinë ndihmoni në reduktimin e stresit.
– Rutina ndihmon në kompletimin e detyrave: Duke pasur një rutinë siguron se fëmija juaj do të përfundojë gjithçka që duhet të përfundojë.

Nëse fëmijët zgjohen çdo ditë në kohën e njëjtë ata do të kenë kohë për të rregulluar shtratin, për të ngrënë bukë dhe për t’u bërë gati për shkollë. Nëse nuk keni një rutinë të tillë fëmijët gjithmonë do të jenë në nguti çdo mëngjes. Rutina si kjo ndihmon që fëmijët të marrin përgjegjësit ndaj vetes dhe të bëhen të pavarur.
– Rutina mëson organizimin: Fëmijët që kanë rutinë ditore janë më organizativ se sa ata që jetojnë në shtëpi kaotike, të çrregullt dhe që është gjithmonë në nxitim. Fëmijët nëse kanë rutinë do të dinë se ku i kanë gjërat e tyre dhe nuk do të kenë nevojë për ju.
– Rutina duhet të jetë fleksibile: Mos krijoni shumë rutina për fëmijët tuaj sepse ata do të ndihen të tronditur. Mos u bëni shumë të vështirë duke ia lënë përshtypjen fëmijëve se nuk kanë kohë për të luajtur apo pushuar. Duhet të krijoni një ekuilibër të rutinës që ju siguron fëmijëve tuaj përfitime, pohojnë ekspertët e kësaj fushe shkruan zeri.info./G.F

Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on LinkedInShare on Google+Pin on Pinterest
© 3443 Portali Psiko Social · Subscribe: RSS Twitter · QSPS Qendra per Studime Psiko Sociale dizenjuar nga VIZION.AL