Përdorimi i avullit në kushte shtëpie për një fytyrë të pastër
Pastrimi i lëkurës në mënyrë të ëmbël dhe në të njëjtën kohë në thellësi të saj bëhet nëpërmjet përdorimit të avullit.
Për të shmangur harxhimet e tepërta dhe për të kursyer kohë, mudohuni t’i shmangni takimet me estetisten, pastrimin e thellë të lëkurës mund ta bëni dhe ju vetë në shtëpinë tuaj duke përdorur avullin e ujit të ngrohtë.
Ky sistem mund të përdoret për të gjithe trupin. Kjo lloj teknike pastrimi është përdorur që në kohën e romakëve. Të mirat primare jane: hap poret, heq qelizat e vdekura, përmirëson qarkullimin, të lejon një pastërti në thellësi të lëkurës dhe është efikase për aknet dhe pikat e zeza.
Avulli, përveç të tjerash ndihmon në aksionin e trajtimeve estetike: kremrat hidratante dhe Vajrat Natyralë thithen me lehtë nga lëkura e në thellësi, pasi poret janeë të hapura mirë, produktet eksfoliante japin rrezultat të mirë. Por si ta bejmë? Për fytyrën ju mjafton ujë i ngrohtë dhe një peshqir.
Mbushni një tenxhere me ujë dhe lëreni të valojë. Hidhni brenda Bime te Livandos ose Rozmarinë, akoma më mirë nese keni Vaj Esencial te Livandos dhe Rozmarines (Livandoja e lemon lëkuren, rozmarina shërben për lëkurë të lodhur, dhe ndihmojnë që avulli të jetë me efikas në pastrim). Pasi të keni hequr makiazhin, ulni kokën mbi ujin e valuar (rreth 30 cm distance) dhe qëndroni pa levizur nën peshqir për 5- 10 minuta. Më pas shpëlani fytyren me uje të ftohtë, dhe ndihmoni pastrimin e pikave të zeza nëpërmjet një tamponi pambuku (jo direkt me duar apo thonj se mund të lini shenja). Më pas bëni një maske të mirë ushqyese me mjaltë dhe vaj bajamesh. Mos u frikësoni nëse në fund të trajtimit me avull, fytyra do të marre ngjyre rozë, është efekti i vazodilatatimit te nxehtësisë, dhe vaji i Bajames do ta qetesoje lekuren dhe do ndihmojë në mbylljen e poreve të pastruara.
Trajtim natyral për të pastruar fytyrën nga pikat e zeza
Pikat e zeza shfaqen kudo në fytyrë sidomos në zonën T (balli, hunda dhe mjekra).
Ato shfaqen për shkak të sekretimit të tepërt të yndyrës në lëkurë, kështu që kategoria më e ekspozuar ndaj pikave të zeza janë njerëz të cilët kanë fytyrë të yndyrshme. Ndiqni hapat e mëposhtme për t’i zhdukur njëherë e përgjithmonë pikat e zeza:
Lani fytyrën: hapja e poreve të lëkurës lehtëson procesin e pastrimit, për këtë merrni një tenxhere me ujë dhe hidhini trumzë, më pas vendoseni të vlojë. Mbajeni kokën mbi avujt në tenxhere për disa minuta.
Pastaj përpiquni të hiqni pikat e zeza me pambuk.
Maskë pas pastrimit: Merrni pure patateje me një infuzion të lules së radhiqes (në ujë, shtoni disa luleradhiqe dhe vëreni ujin të vlojë), dhe pak qumësht. Përzierjen e përftuar aplikojeni në fytyrë. Lëreni të veprojë për 1 orë dhe më pas shpëlajeni fytyrën më ujë të vakët.
Të zbardhësh dhëmbët me gjethe dafinë
Dhëmbët mund të zbardhen në qoftë se ju përdorni gjethe dafine me lëkurën e tharë të portokallit. Në një enë hidhni disa fletë dafinë dhe lëkura portokalli të thara dhe shtoni pak ujë.
Lërini në ujë për një natë dhe me lëngun e përftuar lyeni dhëmbët dhe lëreni të veprojë për 4 minuta