computer-see-peoples-dreams-660x433

Instiktet edhe pse të linduara socializohen

 Instinktet janë të lindura dhe karakteristike për llojin e njeriut. Tek të gjithë pjesëtarët e homosapiensit është e nevojshme të konstatohet prania e disa instinkteve themelore fiziologjike që shënojnë sjelljen e tyre, dallimet që ekzistojnë midis individëve kanë të bëjnë me intensitetin dhe mënyrën plotësimit, por jo edhe me llojin e instinktit. Njëkohësisht, instinktet janë privilegje e njeriut. Ato i dallojnë edhe tek te gjitha llojet e zhvilluara të kafshëve.

Megjithëse instinktet janë të lindura dhe të kushtëzuara biologjikisht, ato i nënshtrohen socializimit në aspektin e mënyrës së plotësimit dhe të intensitetit të tyre. Me ndikimin e mjedisit social, njeriu i pranon normat e caktuara të sjelljes, që shprehen edhe në mënyrën e plotësimit të instinkteve të tij fiziologjike. Ato norma ndonjëherë kufizojnë njeriun në plotësimin e instinkteve të tij, gjë që ka për pasojë, me më pak ose më shumë sukses, në shtypjen e disa instinkteve dhe caktimin e hierarkisë së tyre në raport me motivet e tjera të veprimit dhe të hierarkisë së tyre reciproke.

Hierarkia natyrore të instinkteve është vështirë të përcaktohet. Janë bërë hulumtime të shumta mbi kafshët dhe njerëzit, në mënyrë që të përcaktohet fuqia e instinkteve përkatëse. Rrezultatet e ketyre hulumtimeve tregojnë se më të fuqishmet janë ato instinkte që dalin nga nevoja momentalisht më intensive e organizmit, dhe se intensiteti i tyre ndryshon varësisht nga gjendja dhe nevoja e organizmit. Megjithatë, ekzistojnë dallime në mundësinë e kontrollit dhe të shtypjes së instinkteve përkatëse dhe të cilat njëherësh nuk janë edhe shenjë e fuqisë së tyre.

Derisa, p.sh., instinkti seksual është e mundur të shtypet për një periudhë më të gjatë kohore, madje edhe të sublimohet në ndonjë lloj tjetër aktiviteti, instinkti i etjes dhe i urisë është e mundur të shtyhet vetëm për një kohë shumë të kufizuar.

Duke u nisur nga baza e formimit të instinktit, që e gjejmë në pabaraspeshën biologjike në organizëm, tek njeriu i gjejmë disa instinkte themelore që dominojnë në sjelljen e tij, ato janë: instinkti i etjes, i urisë, instinkti i gjumit, instinkti seksual, instinkti i amësisë dhe disa instinkte të tjera fiziologjike. Instinkti i etjes fillon nga nevoja për ujë, e paraqitet atëherë kur në organizëm

paraqitet mungesa e ujit. Ajo mungesë paraqitet shumë shpejtë nëse uji nuk futet në organizëm, sepse me mekanizma të ndryshëm fiziologjik (përmes lëkurës, gojës, urines, etj) uji del nga organizmi. Mungesa e ujit shkakton ndryshime në organizëm, të cilat nxisin aksionin për plotësimin e nevojave për ujë. Për nga intensiteti i vet, ky është instinkt shumë i fuqishëm. Etja nuk mund të durohet gjatë. Prandaj në situatat ku është i kufizuar furnizimi i ushtarëve, duhet pasur parasysh se asnjë element jetësor nuk është me i rëndësishëm se uji.

 Instinkti i urisë paraqitet si nevojë e mungesës së ushqimit në organizëm. Ushqimi shpenzohet dhe është e nevojshme që kohë pas kohe të futet në organizëm. Megjithëse shumë i fuqishëm, ky instinkt ngec për nga intensiteti i vet pas instinktit të etjes, sepse organizmi disponon me rezerva të caktuara që i shpenzon në mungesë të ushqimit dhe, në këtë mënyrë, mund të qëndrojë për një periudhë relativisht të gjatë pa marrjen e ushqimit.

 Instinkti i gjumit është instinkt tipik fiziologjik njësoj si tek etja dhe uria. Kanë ekzistuar pohimet se fjetja është shprehi e keqe. Një hulumtues ka bërë trajnime të mosfjetjes dhe, në periudhën prej 7 ditësh, e ka fiksuar orën që e ka zgjuar në çdo 10 minuta. Gjatë kohës së këtij eksperimenti eksperimentuesi ka filluar të bëjë halucinacione dhe, në fund, nuk ka mundur më ta durojë zilen e orës që e ka cuar “në çmendi”. Gjumi është i domosdoshëm për njeriun dhe atij mund t’i shmangemi vetëm për një kohë të caktuar. Nga gjumi i luftëtarëve varet edhe efikasiteti i tyre luftarak, kurse për gjumin duhet kujdesur njësoj si për ushqimin dhe ujin me të cilin furnizohen luftëtarët.

 Instinkti seksual. Në sjelljen seksuale ndikojnë dy faktorë themelore: hormonet dhe shprehia. Hormonet seksuale i caktojnë gjëndrat gonade, të ndryshme tek gratë dhe meshkujt. Te gratë vezoret prodhojne një hormon ekstrogjen, kurse tek meshkujt skrotumi prodhon hormonin testosteron . Hormonet ndikojnë në zhvillimin e shenjave sekondare seksuale dhe një sjellje

seksuale, që manifestohet në interesimin e shtuar për gjininë e kundërt. Për dallim nga instinktet për të cilat folëm më parë, instinkti seksual është e mundshme të shtypet në kufij mjaft të gjerë.

 Instinkti i amësisë. I lidhur ngusht me instinktin seksual, është instinkti i amësisë. Ai diferencohet në nevojën e gruas që të ketë fëmijë (instinkti i paraamësisë), dhe nevojën për kujdesin për fëmijë (instinkti i pasamësisë).

 Instinktet e tjera. Përveç këtyre instinkteve themelore, nga të cilat varet vetëruajtja dhe përtëritja e llojit, ekzistojnë edhe disa nevoja biologjike që njeriu duhet t’i plotësojë që ta ruajë organizmin në baraspeshë funksionale. Një nga nevojat e tilla, që është mjaft intensive të krijojë instinktin, është nevoja për aktivitet , d.m.th. për angazhimin e funksioneve: sensore, mendore, motorike. Ky instinkt plotësohet permes lojës, sportit, vallëzimit, ritmikës ose ndonjë veprimtarie tjetër, që i angazhon funksionet e njeriut. Instinkti për aktivitet ka rëndësi të madhe, sepse aftësitë e njeriut.

Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on LinkedInShare on Google+Pin on Pinterest
Tags:

Komento:

© 4313 Portali Psiko Social · Subscribe: RSS Twitter · QSPS Qendra per Studime Psiko Sociale dizenjuar nga VIZION.AL