Grupi i parë (mishi, peshku dhe të tjera)
- Të gjitha llojet e mishit për shembull lope, qengj, mish i grirë qoftesh, mëlçi, mish pule dhe peshk, duke përfshirë edhe peshkun në konservë.
- Të gjitha llojet e bathëve të thara si për shembull fasule, thjerëza.
Këto janë prodhime që përmbajnë proteina të cilësisë së lartë, hekur, sheqerna, vitaminë D, dhe vitaminat e kompleksit B.
Kujdes:
Konventa Europiane e Ushqimit ka ndaluar përdorimin e organeve të brendshme të kafshëve për arsye sigurie.
Grupi i dytë (qumështi dhe bulmetrat)
Këto janë ushqime të gatuara nga vetë nëna natyrë. I tille është qumështi, i cili është i vetmi prodhim i destinuar nga natyra për të qenë ushqimi i kafshëve (gjitarëve) dhe njeriut. Qumështi dhe të gjitha llojet e bulmetrave si djathi, gjiza, kosi, janë produkte ushqimore që përmbajnë kalcium, proteina të cilësisë së lartë dhe vitamina të grupit B.
Grupi i tretë (buka, drithërat dhe patatet)
Orizi dhe grupi i produkteve ushqimore me origjinë nga drithërat, jane produkte ushqimore që përmbajnë sheqerna, proteina të cilësisë së mesme, vitamina të grupit B.
Këtu hyjnë: Buka,orizi, makaronat, patatet, drithërat për mëngjesin (për shembull Cornflakes), si dhe të gjitha llojet e grurit ose thekrës
Grupi i katërt
Vaji, gjalpi, dhjami dhe margarina, janë produkte që përmbajne yndyrna, veçanërisht acide yndyrore, disa lloje vitaminash (veçanërisht A dhe D).
Grupi i pestë (frutat dhe perimet)
Agrumet dhe të gjitha llojet e frutave dhe të perimeve të freskëta, janë prodhime që përmbajnë disa lloje vitaminash (veçanërisht vitaminë C) dhe kripëra minerale.
Për shembull: