ankth

Në mes të natës ju zgjon britma dhe vaji i fëmijës së frikësuar dhe për këtë me siguri që fajtor është ankthi! Fëmijët shpesh ëndërrojnë gjëra të tmerrshme dhe mendojnë që në dhomën e tyre gjenden përbindësh të ndryshëm.
Ekzistojnë disa mënyra të cilat mund ta qetësojnë imagjinatën e fëmijës dhe përsëri të futen në gjumë.Nëse fëmija p.sh. ëndërron vampirë apo ndonjë përbindësh mund të merrni një shishe të vogël të parfumit dhe ta mbushni me ujë dhe me të ta spërkatni dhomën dhe t’i thoni fëmijës se ky është ujë magjik, i cili i largon të gjitha të këqijat dhe përbindëshit nga shtëpia.
Mund të shtoni edhe pak ngjyrë të tortave dhe pak vaj eterik që të ketë aromë të veçantë, “të rrezikshme për të gjithë përbindëshit”! Po ashtu mund të vëni edhe një etiketë me emërtim magjik dhe me paralajmërim. Kur fëmija ëndërron gjëra të tmerrshme, ju tregoni diçka të bukur. Personazhe të mira, sikur zanat të cilat i mbrojnë dhe i ruajnë, çaji i nxehtë dhe përqafimi po ashtu

mund të ndihmojnë.
Qëndroni me fëmijën derisa të mos fle dhe mos e detyroni që të flejë në errësirë totale. Së bashku me llambën për ndriçim e cila do t’i largojë përbindëshit, mund të ndihmojnë edhe ninullat, pasi që është e njohur se përbindëshit nuk e pëlqejnë muzikën. Pothuajse të gjithë fëmijët e kanë lodrën e preferuar dhe të dashur kështu që është e dëshirueshme që të jetë ajo me fëmijën. Fëmijën lejoni që të tregojë se çka ka ëndërruar, pasi kjo mund t’i ndihmojë që ta pranojë frikën dhe më lehtë të lirohet nga ajo.
Një studim i Universitetit të Washingtonit ka arritur në përfundimin se fëmijët të cilët kanë pasur gjithmonë prindërit apo një të afërm që i përkëdhelte kur shkojnë në shkollë janë më të përqendruar dhe të çlirët në procesin e mësim nxënies.
Studiuesit kanë gjetur një lidhje mes këtij përqendrimi që vjen nga një pjesë e caktuar e trurit dhe përkujdesjes së prindërve, në veçanti të nënës. Sipas këtij studimi, fëmijët që rriten me dashuri dhe përkujdesje janë më të prirur të përshtaten kollaj me mjedisin ku ndodhen dhe të arrijnë rezultate të mira, pasi truri i tyre është më i zhvilluar.
Kur trupi përballet me kushte të vështira apo stresante, truri aktivizon sistemin nervor autonom, një sistem i pavullnetshëm që kontrollon lirimin e hormoneve të stresit. Këto hormone na ndihmojë për të përballuar stresin duke rritur rrahjet e zemrës dhe stimulimin e trupit për të reaguar. Hipokampus është struktura kryesore e përfshirë në këtë përgjigje të pavullnetshme dhe gjithashtu luan një rol kyç në proceset e të mësuarit dhe kujtesës. Pikërisht kjo strukturë e trurit zhvillohet më shumë, kur një fëmijë rritet me dashuri.
Disa studime të mëparshme kishin sugjeruar se një prind i kujdesshëm mund të inkurajojnë zhvillimin e trurit, por deri tani nuk kishte prova solide empirike që vërtetonin ndryshimet neuro-anatomike të favorizuara nga një njeri i dashur.
Autori i këtij studimi argumenton se baballarët dhe nënat duhet të marrin një trajnim specifik për mënyrën se si të kujdesen për mbështetjen dhe fëmijët e tyre dhe duhet të dinë bazat më elementare të një kujdestari kompetent. Është e qartë se kjo ndodh rrallë dhe në fakt nuk ekzistojnë, së paku në vendin tonë. Megjithatë, nevoja për shërbime të tilla po bëhet gjithnjë e më e qartë.

Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on LinkedInShare on Google+Pin on Pinterest

Komento:

© 2018 Portali Psiko Social · Subscribe: RSS Twitter · QSPS Qendra per Studime Psiko Sociale dizenjuar nga VIZION.AL