hkdianetika_500

Dianetika nxjerr ne pah burimin e vetem te dhimbjes emocionale, mungesen e lumturise dhe dyshimin tek vetja ne jeten tuaj. A  nuk ju duket sikur ekziston nje armik i fshehur qe punon kunder jush, s’ka rendesi se sa shume ju perpiqeni te mbijetoni? Ai ekziston vertet!  Quhet mendja reaktive. Ajo eshte burim i te gjitha emocioneve te padeshirueshme, frikave, dyshimeve tek vetja dhe dhimbjeve psikosomatike. Dianetika, si forma moderne e psikoterapise eshte e vetmja menyre per te hedhur tej mendjen reaktive dhe per te cliruar aftesite tuaja te verteta.

Cfare na meson Dianetika?

Dianetika na meson cfare shkakton friken e erret dhe te panjohur ne formen e manktheve qe vijne nga femijeria jone, na meson ku ndodhen momentet tona te dhimbjes dhe kenaqesise. Njeriu nuk di mjaft gjera per veten per prinderit, per “motivet” e veta. Pjesa me e madhe e te dhenave te jetes  mund te mos jene kujtime, por “engrama” te krijuara ne thellesite e fshehura te mendjes tuaj.  Engrama eshte nje pikture e imagjinuar mendore e cila eshte regjistrim i nje pervoje qe permban dhimbje, pavetedije dhe nje kercenim real apo te fantazuar te mbijeteses. Pra, engrama eshte nje regjistrim teresor ,deri ne detajet me te rendesishme i cdo perceptimi te pranishem ne nje moment te plote ose te pjesshem te pavetedijes. Cdo perceptim arkivohet ne kujtese dhe ka nje rievokim qe perfshin vizio( pamjen),sonic (degjimin), te prekjes(prekja),te nuhatjes  (nuhatja), ritmike,kinesthetike( pesha dhe levizja), somatike (dhimbja), termale (temperatura)dhe organike (ndijimet e brendshme dhe emocionet). Mendja regjistron cdo episod qe na ndodh ne jete.  Keto episode quhen piktura mentale. Me ane te ketyre imazheve  mentale, ne mund te kujtojme c’kemi bere dje madje dhe para shume muajsh. Ne fillim rikujtimi eshte i dobet, por Dianetika mund ta mprehe ate. Duke kujtuar, perceptuar dhe perfytyruar, ai ka aftesine per te zgjidhur probleme dhe ti perdore te dhenat per te arritur ne perfundime. Mendja  eshte instrumenti  me i mahnitshem, me epersi shume me te madhe se cdo makine qe ajo vete do te shpike ne epokat e ardhshme.

Qellimi i terapise Dianetike  eshte nje “Clirimi” dhe “Kthjellimi” i individit. Personi i vetedijshem  eshte nje person i cili nepermjet terapise dianetike eshte cliruar nga streset e medha dhe ankthi. Personi i vetedijshem ,eshte nje person ku, si pasoje e terapise  dianetike, nuk ka semudje psikosomatike dhe shqetesime te tjera

Ndarja e mendjes njerezore sipas Teorise  se Dianetikes:

1 – Mendja analitike eshte ajo pjese e mendjes, qe percepton dhe ruan te dhenat e pervojes per te shtruar dhe zgjidhur probleme.

2 – Mendja reaktive eshte ajo pjese e mendjes qe depoziton dhe ruan dhimbjen fizike dhe emocionin  e hidhur. Ajo eshte shkaku i te gjithave semundjeve mendore, neurozave,psikozave depresioneve, kompulsioneve dhe represioneve.

3 – Mendja somatike eshte ajo mendje qe e drejtuar nga mendja analitike ose reaktive ve ne veprim zgjidhjen ne nivelin fizik.

Dianetika konsiderohet shkence e mendjes: Parimet e Dianetikes

1- Dianetika eshte shkence e organizuar e mendimeve te ndertuara mbi aksioma te percaktuara.

2- Ajo permban nje teknike terapeutike me te cilen mund te trajtohen te gjitha semundjet mendore, jo organike dhe te gjitha semundjet organike psikosomatike.

3 – Ajo krijon nje gjendje aftesie dhe racionaliteti per njeriun duke rritur energjite dhe personalitetin e tij.

4 -Dianetika zbulon natyren themelore te njeriut ne vend qe te rrezikoje ta parashtroje apo postuloje.

5 – Burimi i vetem i crregullimeve mendore zbulohet dhe demostrohet

klinikisht ose laboratorikisht nga dianetika.

6-Dianetika sjell teorine e semundjes pa prejardhje mikrobesh.

7 -Me Dianetiken perfundon “nevoja e shkaterrimit te trurit, me ane te shokut ose kirurgjise per te arritur bindjen e pacienteve mendore.

8 – Ne Dianetike behet shpjegimi i efekteve fiziologjike te provokuara nga drogat dhe substancat endokrine .

9- Permasat, aftesia ruajtese dhe rikujtuese e kujteses njerezore, percaktohet nga Dianetika.

10- Dianetika ndihmon ne fushen e studimit shkencor te qelizes si dhe fusha te tjera studimore.

Zbatimi i nje shkence  eshte art me vete. Efikasiteti i zbatimit te dianetikes varet nga te kuptuarit, shkathtesite dhe aftesite e personit qe e zbaton ate.  Detyra e auditit, ose personit qe ben terapi dianetike, eshte  te mbroje pacientin gjate terapise, te gjeje arsyet pse mendja e njeriut nuk mund te arrije te rievokoje. Jo cdo  person mund te zbatoje dianetiken, pasi disa mund ta kene vertet dhunti. Dianetika eshte nje teme e gjere. Kjo sepse dhe vete njeriu  eshte nje subjekt i pafund. Nga te gjithe treguesit,  Dianetika do te provohet te jete per njerezimin, po aq revolucionare sa dhe zbulimi i zjarrit nga njeriu i pare i shpellave

Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on LinkedInShare on Google+Pin on Pinterest

Komento:

© 3163 Portali Psiko Social · Subscribe: RSS Twitter · QSPS Qendra per Studime Psiko Sociale dizenjuar nga VIZION.AL