teach

  • Mesuesit duhet t’I inkurajojnë fëmijët të përballin situatat e frikës.
  • Të gjithë mësuesit duhet të jenë të kujdesshëm se mos bëjnë diçka që t’I vërë në siklet apo poshtërojë.
  • Mësuesit e shkollave fillore mund të lexojnë histori librash lidhur me turpin, vetvlerësimin (Malouff, 2002).
  • Ata duhet ta bëjnë nxënësin e turpshëm ndihmësin e tyre të vëçantë në klasë.
    • Mësuesit mund të bejnë një përpjekje për të intensifikuar shoqërinë midis një fëmije të turpshëm dhe një tjetri më të hedhur. Të zgjedhin një fëmijë qe të jetë i dobishëm për socializimin e të parit.
      Mësuesit duhet ta shpërblejnë qoftë edhe një hap të vogël në reduktimin e ankthit social tek këta fëmijë. Në këtë mënyrë fëmija përforcon sjelljen e tij.

      Lëvdatat janë shumë të nevojshme.
      Mësuesit mund ti inkurajojnë nxënësit të marrin pjesë në programin “Shko përpara”, që konsiston tek të mësuarit, p.sh; nëse një fëmijë përgjigjet gabim mësuesi duhet të duket I lumtur dhe t’i thotë “Faleminderit që luajte”.
      Ankthi është i nevojshëm në doza “normale”. Ankthi shton motivimin për të studiuar për një test, ose për të shmangur një situatë që mund të jetë e rrezikshme. Në një çrregullim ankthi, nuk ka ndonjë rrezik real. Fëmija mund të thotë shpesh që nuk ka sens ajo apo kjo gjë, por gjithsesi nuk mund të ndalojë së shqetësuari mbi ngjarjen(një testim) edhe kur është shumë I përgatitur. Ai mund të thotë ”E di që e dija”, por gjatë testit nuk arriti ta riprodhonte. Shprehja që thuhet shpesh është “Mu bllokua truri”.
      Duke ditur se ankthi ul performancën në shkollë dhe mund të shpierë drejt vështirësive në sjelle, nuk është ndonjë surprizë se pse konfliktet prindër-fëmijë rriten. Shumë prindër nuk e dinë se pritjet që ata kanë nga fëmijët mund të shtojnë simptomat e ankthit tek ta.
      Trajtimet e çrregullimeve të ankthit tek fëmijët duhet të përfshijnë edukimin për fëmijët, familjen, mësuesit që ta pajisin fëmijën me strategji të reja për të përballuar ankthin. Këto strategji përfshijnë vete-hipnotizimin, biofeedback dhe terapinë familjare.

      Pra, nga literatura mund të kuptohet mjaft mirë se ankthi edhe pse ne plan të parë duket diçka e lehtë për t’u superuar, mbart në vetvete një sërë problematikash që lidhen me zhvillim e mevonshëm social të brezave të rinj. Kërkon mjaft mund për t’u reduktuar, pasi vetem kështu mund të rrisim breza të formuar mirë akademikisht dhe të dobishëm për shoqërinë.

      Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on LinkedInShare on Google+Pin on Pinterest

Komento:

© 2018 Portali Psiko Social · Subscribe: RSS Twitter · QSPS Qendra per Studime Psiko Sociale dizenjuar nga VIZION.AL