Kuriozitete


Tetë misteret më të mëdha të planetit tonë!

kurjozitet1

Shumë çështje që ndërlidhen me planetin Tokë, janë aktuale për qindra vjet meqë njerëzit vazhdimisht kërkojnë përgjigje për to. Në vazhdim ju sjellim tetë misteret e tilla më të mëdha.
1. Prej nga erdhi uji?
Shkencëtarët besojnë se Toka ishte një shkëmb gjatë formimit të para 4.5 miliardë vjetëve. Shtrohet pyetja se si lindi uji i rëndësishëm për jetë? Ndoshta nga sistemi ndëryjor, 4 miliardë vjet më parë, atë kanë mundur ta krijojnë asteroidët e ngrirë të rënë në sipërfaqen e Tokës. Kështu, me kohë kanë mundur të krijohen rezervat e ujit. Por, ende nuk është sqaruar formimi i ujit në Tokë. Në mënyrë të veçantë, misteri bëhet më i madh, sepse nga ajo kohë ka pak shkëmbinj për dëshmi dhe për prova!
2. Çka ka në bërthamë?

Bërthama e Tokës ende nuk është studiuar. Në vitet ’40 të shekullit të kaluar, shkencëtarët menduan se e zgjodhën këtë mister. Në bazë të meteorëve studiuan baraspeshën e mineraleve në bërthamë dhe dhanë disa përfundime. Sipas tyre, hekur dhe nikel që nuk ka në kore të Tokës, duhet të ketë në bërthamë. Por, matjet e gravitet 10 vite më vonë thanë se kjo nuk është e vërtet.
3. Si u krijua Hëna?
A u krijua Hëna nga goditja e Tokës me planetin e madhësisë së Marsit? Kjo çështje vazhdon të mundojë shkencëtarët. Këtë teori nuk e kanë pranuar të gjithë, për shkak të disa mangësive. Për shembull, përbërja kimike e shkëmbinjve nga Toka dhe atyre nga Hëna përputhen aq shumë sa që thuhet se Hëna është bërë nga Toka, e jo edhe nga ndonjë planet tjetër. Është e mundur që Toka e re është sjellë shumë rreth boshtit të saj dhe ka shpërndarë shkëmbinj prej metali të shkrirë që kanë krijuar Hënën.
4. Si lindi jeta?
Ende nuk dihet nëse jeta u krijua në Tokë apo në hapësirën ndëryjore, për të ardhur këtu përmes meteorëve. Komponentët themelorë të jetës – aminoacidet dhe vitamina – janë gjetur në kokrra të akullta brenda asteroideve, në kushtet më ekstreme për jetën në Tokë. Një nga pengesat më të mëdha të biologjisë është për të zbuluar se si këto pjesë formojnë jetë. Rëndues është fakti se edhe nuk ka gjurmë fosilesh të banorëve të parë të Tokës, të cilët me shumë gjasa ishin primitivë – si bakteret.
5. Prej nga oksigjeni?
Ekzistencën tonë ia detyrojmë cyanobacterieve, krijesave mikroskopike që kanë ndihmuar transformimin radikal të atmosferës së Tokës. Këto baktere kanë hedhur oksigjen nga organizmi, si mbetje, dhe kështu e mbushën atmosferën me oksigjen – për herë të parë para 2.4 miliardë vitesh. Por, kjo nuk ishte një gjendje stabile. Në mbetjet e shkëmbinjve është e qartë se niveli i oksigjenit ka luhatur tre miliardë vjet më parë dhe se është stabilizuar para 541 milionë vitesh. Pra, pyetja është nëse në të vërtetë bakteret janë meritore për oksigjenin që thithim apo është një faktor tjetër? Pikërisht njohja e ndryshimeve të oksigjenit është faktor kyç në deshifrim të historisë së jetës në planetin tonë.
6. Çka shkaktoi shpërthimin e Kambrianit?
Shfaqja e jetës komplekse, pas katër miliardë vitesh nga krijimi i Tokës, nënkupton një moment unik. Papritmas u shfaqën kafshët me tru dhe enë të gjakut, me sy dhe me zemër. Papritmas, në këtë periudhë e cila zgjati 542-488 milionë vite më parë, gjithçka u zhvilluar më shpejtë se në çdo periudhë tjetër planetare të njohur deri sot. Si shpjegim i këtij fenomeni është thënë se meritor është kërcimi në nivelet e oksigjenit që ka ndodhur para shpërthimit Kambrian.
7. Kur ka filluar lëvizja e pllakave tektonike?
Pllakat e holla të kores përplasen në sipërfaqen e Tokës, duke krijuar skena të bukura të lindjes së Diellit nga malet, si dhe shpërthimet e dhunshme vullkanike. Gjeologët ende nuk e dinë se kur pllakat tektonike filluan të lëvizin, sepse dëshmitë janë shkatërruar. Vetëm një grusht kokrrash të vogla mineralesh të zirkonit, kanë mbijetuar prej para 4.4. miliardë viteve, që shkencëtarëve ua bënë me dije se atëherë u formuan shkëmbinjtë e parë. Por, shkencëtarët nuk e dinë se si janë formuar këta shkëmbinj?
8. A mund të parashikojmë tërmetet?
Si me motin, mundet të parashikohet edhe tërmeti. Por, për ta ditur saktë se kur vjen, kjo është e pamundur. Madje edhe eksperimenti më i madh, që zgjati 12 vjet, dështoi. Gjeologët pastaj parashikuan tërmetin në Parkfield të Kalifornisë, për të cilin menduan se do të ndodhë më 1994, e në fakt ndodhi më 2004. Një problem tjetër është se gjeologët nuk e dinë saktë se pse ndodh tërmeti dhe pse ndalet ai.
Instituti Goddard (GISS) për studime hapësinore i NASA-s, rregullisht analizon temperaturën globale, ndërsa tani ka publikuar statistikat për vitin 2013. Në krahasim me matjet e mëparshme, doli se Toka shënon vazhdimisht rritje të temperaturave në dekadat e fundit.
Sipas të dhënave nga NASA dhe NOAA (Administrata Nacionale Oqeanike dhe Atmosferike), 10 vitet më të nxehta kanë ndodhur pas vitit 2000. Viti 2010 dhe 2005 janë regjistruar si vitet më të ngrohta.


Lumi më i bukur në botë

kurjozitet-2

Lumi që gjendet në Kolumbi, është një lum shumëngjyrësh tejet i bukur. Njihet me emrin Cano Cristales, i cili merr pamje shumë ngjyrëshe, përfshirë të verdhën, të gjelbërten, e kaltërta, e zeza dhe në mënyrë të veçantë dominon e kuqja.
Zakonisht lumi është quajtur më shumë emra si “ Lumi pesë ngjyrësh”, “Lumi që të dërgon në Parajsë”, “Lumi më i bukur në botë”, për shkak të ngjyrave të tij mahnitëse.
Megjithatë, për një periudhë të shkurtër kohe çdo vit, lumi vjen në jetë në një shpërthim të gjallë të ngjyrave.
Vendi i lumit u mbyll në mënyrë efektive për turistët për disa vite për shkak të veprimtarisë guerile në rajon së bashku me shqetësimet për ndikimin e trafikut turistik të parregulluar.
Ajo u rihap për vizitorët në vitin 2009, dhe sot ka disa agjenci kolumbiane turistike që i të marrin vizitorët nga një turne për udhëzim të zonës.

8 vende te bukura per udhetim

kurjozitet-3

Me pasaportën në dorën e majtë dhe valixhen në të djathtën, të përgatitur shpirtërisht, mund të nisni një udhëtim vetëm dhe kjo do të jetë një eksperiencë e bukur. Ju mendoni se nuk udhëtohet vetëm, por unë mendoj se nëse keni gjetur vendin e përshtatshëm, ju mund të shijoni udhëtimin edhe vetëm.
Stacioni i parë Britania
Nëse nuk keni ndonjë eksperiencë me udhëtimet vetëm jashtë vendit, por doni ta provoni, duhet të nisni udhëtimin tuaj me Britaninë.

Këtu flitet gjuha angleze dhe turistët nuk kanë probleme me gjuhën. Nga çdo shtet ka linja fluturimi drejt Britanisë së Madhe. Ju mund të zgjidhni për të vizituar Londrën e lulëzuar, Parkun Kombëtar Brecon Beacons, ose fushat e gjera të Skocisë, apo Irlandën misterioze. Kur të mbërrini në Britani me siguri do të mërziteni se koha nuk do të jetë a mjaftueshme për të vizituar dhe vende të tjera këtu.
Stacioni i dytë: Kosta Rika
Për një kohë të gjatë Kosta Rika ka mbetur një nga vendet më të preferuara për turistët e huaj. Në këtë vend turistët kanë shumë mundësi të zgjedhin hotele dhe restorante. Duke vizituar Kosta Rikën, ju mund të përjetoni entuziasmin e Amerikës Qendrore. Një nga eksperiencat më të bukura gjatë udhëtimit në këtë vend është nëse shëtitni me varkë në lumin Reventazon, ose vizitoni parkun kombëtar, apo Malpais. Kosta Rika me natyrën e saj të mrekullueshme ka tërhequr shumë turistë të huaj.
Stacioni i tretë- Vietnami
Vietnami është mjaft i populluar nga turistët dhe një vend ideal për të udhëtuar vetëm. Ai njihet në mbarë botën për historinë e tij, mikpritjen e ngrohtë dhe gatimet e shijshme. Për turistët ka shumë mundësi të gëzojnë peizazhet e fshatrave turistike plot diell dhe rërë si dhe të bëjnë shëtitje me biçikletë.
Stacioni i katërt- Kili
Kili konsiderohet si parajsa e veprimtarive në natyrë për turistët. Ata mund të bëjnë ngjitje në pllaja apo male, të vizitojnë shkretëtirën Atakama, pa harruar të shëtisin me varkë. Nëse vizitoni kryeqytetin e Kilit, Santiago, mos harroni të mësoni sa më shumë për historinë e tij, kulturën e pasur, por dhe të shijoni gatimet tradicionale të zonës.
Stacioni i pestë- Ishujt Fixhi
Ishujt Fixhi janë shumë të përshtatshme për turistët që e vizitojnë atë çift, por ai ka dhe mjaft për të treguar për ata që e vizitojnë vetëm. Kjo është zona me nivelin më të ulët të krimeve në botë. Turistët që vizitojnë këto ishuj preferojnë ambientin e mrekullueshëm, hotelet e bukura në vende plot rërë dhe diell. Nëse doni të vizitoni vetëm ishujt Fixhi, një zgjidhje e mirë do të ishte të ndaleni në jug të Oqeanit Paqësor, një vend i qetë dhe i bukur, ku turisti mund të pushojë i qetë, duke lexuar, apo medituar.
Stacioni i gjashtë- Butani
Butani është një shtet i veçantë, ku njerëzit ndjehen mjaft të lumtur dhe prodhimi i përgjithshëm bruto shpreh lumturinë e banorëve të tij. Të gjithë ata që e vizitojnë Butanin, dashurohen me të. Butani i ofron turistëve pamje të mrekullueshme, që nga koha e perandorive e deri në shekullin e 21-të. Është një nga vendet më të qeta në botë,që njihet si parajsa e fesë budiste. Përveç këtyre, Butani është një vend shumë i shtrenjtë, pasi shpenzimet ditore për turizëm arrijnë në 200 dollarë. Qeveria ka marrë masa që të ulet numri i turistëve, për të ruajtur ambjentin, por dhe rendin e qetësinë.
Stacioni i shtatë- Kanadaja
Kanadaja, siç dihet është një vend me natyrë mjaft të bukur, me kulturë dhe banorët e saj janë shumë miqësorë me turistët. Nëse dëshironi të bëni ski dhe jeni të apasionuar pas sporteve dimërore shkoni në Kanada.
Stacioni i tetë- Ishulli Bali
Vizitoni Ishullin Bali dhe do të ndjeheni të qetë dhe të kënaqur. Banorët e ishullit janë shumë të dashur me turistët. Bali konsiderohet si një margaritar i arkipelagut të Indonezisë,ndaj tërheq në çdo sezon turistë të shumtë nga e gjithë bota. Ju mund ta vizitoni të gjithë ishullin me motorçikletë. Nëse nuk keni leje automjeti, ju mund të gjeni një shofer për të vizituar këtë ishull të bukur.Në ishull ka lule të shumëllojshme dhe ushqimi është mjaft i mirë.

Per me teper

Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on LinkedInShare on Google+Pin on Pinterest
© 2018 Portali Psiko Social · Subscribe: RSS Twitter · QSPS Qendra per Studime Psiko Sociale dizenjuar nga VIZION.AL