Charles Darwin (1872) në librin Shprehja e emocioneve te njeriu dhe kafsha shprehu mendimin se emocionet e njerëzve dhe të kafshëve janë të ngjashme dha kanë evoluar për të ndihmuar mbijetesën e tyre. Për shëmbull, qentë skërmitin dhëmbët kur janë agresivë. Edhe njerëzve u duken dhëmbët kur janë të nxehur. Darwin mendonte se shprehja emocionale si skërmitja e dhëmbëve janë modele të lindura sjelljesh. Nga ana tjetër, të mësuarit është shumë i rëndësishëm për emocionin dhe ka shume mundësi që një spektër i gjërë emocionesh të jenë të mësuara përmes kushtëzimit. Megjithëse shumë shprehje emocionale duket se janë universale, përgjegjëse për ndryshimet nga kultura në kulturë janë ndryshimet në të mësuar. Një studim i hershëm i Klineberg (1938), dëshmoi se disa prej shprehjeve emocionale të kinezëve ndryshojnë nga ato të kulturës amerikane. Por, pavarësisht nga ndryshimet