luft

Grate ne menyre tradicionale jane perjashtuar ng a perfitimi I Pushtetit ushtarak.Rezultati I ketyre kufizimeve, sebashku me seksizimin dhe shoqerizimin tradicional gjinor, eshte qe grate jane te mbiperfaqesuara ne vendet e punes me pak prestigjoze dhe me paga me te uleta ne ushtri, ashtu si dhe ne jeten civile.
Grave ne ushtri u duhet te perballen me nje mjedis qe eshte shpesh armiqesor ndaj tyre ne menyre te hapur. Veshjet dhe pajisjet nuk jane ndertuar per shumicen e grave dhe burrat me shtat te shkurter, standartet e performances nuk marrin parasysh pikat e fort ate ndryshme te grave (psh forca e kembeve ne krahasim me forcen e pjese se siperme te trupit), dhe sherbimet familjare dhe sociale jane me te dobeta.

Nuk ekziston ndonje baze racionale per t’u mohuar grave nje rol te barabarte ne ushtri. Studimet (te raportuar ne Stiehm, 1989) kane treguar se grate ne ushtri mesojne shpejt,. Dalin me sukses, qendrojne ne sherbim me gjate dhe kane nje perqindje mete ulet te kohes se humbur nga semundjet dhe mungesat (perfshi edhe kohen e humbur prej shtatzanise) sese burrat (sepse humbin me shume kohe sesa grate per arsye discipline). Studimet e rekruteve femra ne ushtri te cilave u eshte dhene trainimi baze mashkullor dhe stervitje te zgjatura ne terren kane zbuluar pak dallime ne performance kur keto femra jane krahasuar me nje numer te barabarte burrash, duke perdorur standarte te bazuara ne shkenca (“Regjistrimi,” 1980). Edhe pse burrat mund te jene me te forte mesatarisht ne krahasim me grate dhe per rrjedhoje me te pershtatshem per pozicione kembesorie, nje standart I bazuar mbi kritere me shume sesa nje kriter I bazuar mbi perkatesine gjinore do te dukej me I arsyeshem. Shumica e femrave ne akademite e sherbimit po dalin mire, edhe pse nivelet e lodhjes jane me te larta per femrat sesa per meshkujt, dhe meshkujt kane me shume gjasa qe te perceptohen si udheheqes. Shume njerez, vecanerisht ushtaraket e moshuar, jane teper rezistues ndaj idese qe grate te marrin pjese ne luftim. Ata debatojne se agresiviteti, forca dhe guximi me I madh I burrave I ben ata luftetare me te mire sesa grate. Venia e grave ne nje pozite te tille per rrjedhoje do ta benta nje njesi luftimi me pak te efektshem. Per me tej, prania e grave do te ulte moralin e burrave, perderisagrate kane status me te ulet sesa burrat. Brain Mitchell (1989), debaton se prania e grave ne ushtri e “feminizon” ate, duke e bere me pak terheqese per burrat “burrerore” dhe per pasoje duke e bere ate me te dobet si force luftuese. Dhe ne kete linje mendimi, grate duhen perjashtuar nga luftimi.

Argumentimi kryesor per t’I lejuar grate ne situate luftimi eshte se do te ishte diskriminim me baze seksin nesee nuk do te lejoheshin. Per oficeret femran ndalimi kufizon gjithashtu edhe perparimin ne karriere te tyre sepse pozicionet me te larta ne forcat e armatosura kerkojne pervoje luftimi. Nje tjeter argument eshte qe duke zgjedhurgrupin e oficereve te mundshem me perfshirjen e femrave, ushtria do te bente te mundur marrjen e njerezve me te mencur e me te afte qe mund te ekzistojne. Ceshtja kritike duket se eshte nese duhen lejuar apo jo grate te vriten ne kohe lufte. Deri ne nje fare mase, ceshtja eshte me reale sesa abstrakte perderisa grate kane marre pjese dhe kane vdekur ne cdo lufte qe eshte kryer ndonjehere. Eshte e vertete nje gje e tmerrshme te te duhet te vendosesh se jetet e kujt te rrezikosh, e te kujt JO, por nese mbrojtja e atdheut eshte nje detyre qytetarie, dhe grate e burrat supozohen te jene qytetare te barabarte, eshte e veshtire per shume njerez te justifiukojnen kursimin e njerit seks ne kurriz te tjetrit si rregull I pergjithshem.

Ata qe jane ne favor te hapjes se roleve ne luftim per grate debatojne se grate tashme jetojne ne nje zone luftimi ne vendin e tyre, te prekshem prej perdhunimit, kercenimit dhe pastrimit te trurit. Per rrjedhoje, luftimi “real” duhet te perbeje nje kercenim te vockel shtese. Perjashtimi I grave nga liftimi ushqen steriotipin se grate kane nevoje per mbrojtje dhe se nuk jane aq te afta sa burrat. Per me tej, sic tregoi dhe lufta e GFjirit me 1991, mbrojtja qe perftojne grate eshte me shume iluzive sesa reale. Atehere perse te mos u jepen grave perfitimet e barazise, meqenese tashme I perballojne kostot?
Edhe vete feministet jane ten dare ne kete ceshte. Ata qe jane kunder pranise se grave ne luftim debatojne se feminizmi duhet te nenkuptoje mungesen e dhunes dhe se lufta eshte nje “loje” mashkullore ne te cilen grate nuk duhet te luajne ndinje rol, sidomos ngaqe grate kane pak ose aspak pushtet politikeberes. Derisa grate dhe burrat te kene te drejta te barabarta si civile dhe shanse te barabarta per te ndertuar dhe per t’I dhene forme vendimeve per politikat, eshte e paarsyeshme t’u jepet grave mundesi e barabarte per te vdekur.

Disa feminist shtojne qe grate, ngaqe jane bartese te jetes, jane me te orientuara nga jeta sesa nga lufta dhe per pasoje nuk duhen detyruar te vrasin.
Pasojat e burrave dhe jot e grave si luftetare shtrihen pertej jetes ushtarake. Shoqerizimi trainon djemte dhe vajzat per te qene ushtare. Dominimi, agresiviteti dhe konkurrenca, te gjitha keto te vleresuara ne jeten ushtarake, jane karakteristika te rolit gjinor mashkullor. Si rezultat I ketij shoqerizimi, edhe joushtarakisht, burrat jane me militariste sesa grate dhe kane me shume gjasa te perdorin dhunen per te zgjidhur problem nderpersonale. Per me tej, modeli ushtarak I dominimit te nje kundershtari nepermjet perdorimit te forces behet modeli I te menduarit shoqeror, mashkullor, gjithashtu. Keshtu, ne te gjitha format e dominimit, mbi baze rrace, perkatesie gjinore, klase, origjine kombetare, orientim seksual, behen me te mundshme.

Duke pasur parasysh tendencen, per shkak te shoqerizimit, qe me shume gra sesa burra jane kunder luftes ne pergjithesi dhe te jene me humaniste, eshte e mundur qe jo shume gra do te deshironin nje rol ushtarak. E megjithate, duket vecse e ndershme qe ato qe e deshirojne ate rol te lejohen te kene akses ndaj tij. Nje argument I rendesishem eshte fakti qe ne kohe paqeje, sherbimi ne ushtri eshte nje vend pune me shanse te shkelqyera arsimi dhe trainimi, perfitime te shkelqyera shtese dhe shanse te mira per te bere perpara. Por qe eshte ai lloj vend pune nga I cili femrat jane perjashtuar tradicionalisht.

Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on LinkedInShare on Google+Pin on Pinterest

Komento:

© 2018 Portali Psiko Social · Subscribe: RSS Twitter · QSPS Qendra per Studime Psiko Sociale dizenjuar nga VIZION.AL