Sipas Argyle, gjatë ndërveprimit social njerëzit përdorin rreth nëntë sinjale jo-verbale:
1.Kontakti fizik – i cili përfshin një gamë të gjerë të pjesëve të trupit dhe është i lidhur ngushtë me kulturën nga vijnë njerëzit. Anglosaksonët p.sh. e përdorin pak kontaktin fizik, krahasuar me afrikanët.
2. Distanca interpersonale midis njerëzve – e cila është klasifikuar ekperimentalisht nga Hall.
– distanca intime: 15-45cm
– distanca personale: 45-75 cm
– distanca sociale: 1.2-2.1 m
– distanca publike: 3.6-7.5 m
- Orientimi – pozicioni që marrin njerëzit në prani të njëri-tjetrit: në këmbë, ulur, shtrirë.
- Paraqitja e jashtme – veshja, prerja e flokëve, makiazhi (me fjalë të tjera gjithçka që mund të vëzhgohet prej të tjerëve).
- Qëndrimi – varion nga kultura në kulturë. Ai mund të jetë intens si një shenjë e pozicionit social (ai që ka postin më të lartë hierarkik ulet drejt dhe në pozicion qëndror, krahasuar me bashkëpuntorët).
- Lëvizjet e kokës – shumë të rëndësishme gjatë të folurit. Rrjedhin prej zellit në komunikimin verbal.
- Shprehja e fytyrës – duke qenë një zonë komunikimi e specializuar, shpreh emocionet e komunikimit.
- Gjestet – duart mund të komunikojnë shumë më tepër se vetë fjalët.
- Shikimi – gjatë bashkëbisedimit secili prej pjesëmarrësve e sheh tjetrin herë-pas-here për periudha nga 1 në 10 sek. per 25-75% të kohës. Shikimi luan një rol të rëndësishëm në komunikimin e qëndrimeve interpersonale dhe në vendosjen e raporteve